17.07.2021

MPPS: Pensionistët për muajin korrik do të marrin pensione me rritje për 1,2 për qind

Pensionistët në korrik do të marrin pensione më të larta në bazë të rregullimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve të jetesës, që në gjysmën e parë të vitit 2021 (periudha: janar-qershor 2021), në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020 (periudha: korrik-dhjetor) arrin 1,2 për qind. Rritja e pensionit në vlerë nominale arrin 188 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 125 denarë në nivel të pensionit më të ulët.

Rregullimi i rregullt ligjor i pensionit realizohet dy herë në vit nga 1 janari dhe 1 korriku çdo vit sipas vlerës së rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës, që siguron mirëmbajtjen e vlerës ekonomike dhe fuqinë blerëse të pensionit.

Duke filluar nga viti 2019, krahas rregullimit të rregullt parashikohet edhe një rregullim shtesë në rast se produkti vendor bruto në vitin e kaluar ka një rritje reale më të lartë se 4 për qind.Përveç dy mënyrave të rregullimit nga viti 2020 në bazë të vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të kryhet edhe një rregullim shtesë, në rast kur ka rritje të pagës minimale në vitin aktual për më shumë se 15 për qind dhe një rritje të pagës mesatare në vitin e kaluar për më shumë se 5 për qind.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.