28.07.2021

MPPS: Vijon pagesa e shtesës për arsim për periudhën e katërt matëse

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës për arsim për pakon e katërt të masave.

Pagesa e shtesës për arsim kryhet në katër periudha, dhe atë:

  • për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor në vitin aktual kalendarik,
  • për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt në vitin e ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse pagesa kryhet gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
  • për periudhën e katërt matëse pagesa kryhet gjatë muajit korrik në vitin aktual kalendarik.

Pagesa e shtesës për arsim është nga 2.100 denarë në katër shuma të barabarta, shfrytëzuesit e të drejtës së shtesës për arsim për fëmijë në arsim fillor, ndërsa nga 3.000 denarë, shfrytëzuesit e të drejtës së shtesës për arsim për fëmijë në arsim të mesëm.

Shuma vjetore e shtesës për arsim për arsim fillor në vitin shkollor, për fëmijë është 8.400 denarë, ndërsa për arsim të mesëm në vitin shkollor, për fëmijë është 12.000 denarë.

Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti i ynë!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.