20.07.2021

MPPS: Avancojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, së bashku i krijojmë të gjitha politikat, për dialog jemi të hapur me të gjithë 

Sa i përket protestës së sotme të paralajmëruar të disa shoqatave të personave me nevoja të veçanta, informojmë se përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është prioriteti kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe për këtë qëllim përmes shumë projekteve punojmë në avancimin e të drejtave dhe pozicionit të personave me aftësi të kufizuara.

Pothuajse të gjitha projektet janë të krijuara në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me sektorin joqeveritar, ndërsa në një pjesë të tyre, organizatat civile dhe shoqatat paraqiten edhe si ofrues të shërbimeve, me qëllimin e vetëm që shërbimet sociale të jenë më afër qytetarëve.

Vetëm në dhjetë muajt e fundit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes ndryshimeve ligjore, e uli kufirin e moshës për ushtrimin e të  drejtës për asistencë personale nga mosha 18 vjeç në moshën 6. Kjo do të thotë se çdo fëmijë me aftësi të kufizuar më të vështirë dhe shumë të vështirë fizike ose fëmijë tërësisht i verbër, do të mund të fitojë asistencë personale, me çka e nxisim zhvillimin personal dhe arsimor të fëmijëve dhe iu ndihmojmë prindërve në përkujdesjen e përditshme për ta.

Javën e kaluar ishte promovuar aplikacioni për persona të verbër – Lexuesi i audios, i cili është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Lidhjen Nacionale të Personave të Verbër. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon edhe në zbatimin e Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, si dhe mbështetjes së nevojshme sociale, arsimore ose llojit tjetër për avancimin e zhvillimit gjithëpërfshirës të personalitetit.

Prioriteti kryesor për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore, MPPS është e përfshirë që nga arsimimi parashkollor, për shkak se vetëm gjatë vitit 2021, janë hapur gjithsej 13 kopshte që i plotësojnë standardet për qasje dhe qëndrim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Në 24 komuna në fazë përfundimtare janë përgatitjet për krijimin e shërbimeve, ndihmë dhe kujdes në shtëpinë, qendrat për qëndrim ditor dhe shërbim për rehabilitimin dhe ri integrimin, të synuara për 900 përfitues.

Së shpejti do të hapet edhe Qendra për zëvendësimin e kujdesit familjar në Demir Kapi, me kapacitet prej 250 përfitues në vit, ku familjet të cilat kujdesen për anëtarët me aftësi të kufizuara fitojnë mundësinë për pushim në kohëzgjatje prej 15 ditësh në vit.Vazhdon procesi i deinstitucionalizimit, gjatë muajit prill u formuan dy shtëpi për banim me mbështetje për nëntë përfitues të mëparshëm të Entit Special Demir Kapi, ndërsa në fazë përfundimtare janë përgatitjet për katër shtëpi të reja për banim me mbështetje për personat me aftësi të kufizuara intelektuale që për momentin janë të sistemuar në institucionet.

Në mars të këtij viti, hapëm Qendrën Ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara prej 14-26 vjeç në Fushë Tophane, ndërsa dy Qendrat Ditore në Dellçevë dhe Likovë janë në fazë të përgatitjes.

Duke pasur parasysh se interesi për përfshirjen e plotë dhe avancimin e të drejtave dhe pozicionit të personave me nevoja të veçanta është i përbashkët, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si gjithmonë, është e hapur për bisedime me përfaqësuesit e organizatorëve të protestave të paralajmëruara për sot.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.