06.07.2021
Ministrja Shahpaska: Shtëpia e të moshuarve “Dr. Ivan Vllashki” në Berovë zgjeroi kapacitetin për 10 persona, MPPS investoi në pajisjen e saj me shumën mbi 1.300.000 denarë
“Për ne si Qeveri, dhe ministri përkatëse, prioriteti ynë i lartë është kujdesi për qytetarët, në veçanti kategoritë e rrezikuara, duke filluar nga mosha më e re e deri te qytetarët më të moshuar”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në hapjen e sotme të hapësirës së re të Shtëpisë së të Moshuarve “Dr. Ivan Vllashki” në Berovë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë projekt mori pjesë përmes Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpitë e të moshuarve, me furnizime, dërgesa dhe montazhe të pajisjes në shumë mbi 1.300.000,00 denarë.
“Me rindërtimin e Shtëpisë së të moshuarve në Berovë, u siguruan 10 vende shtesë, përkatësisht gjithsej kapacitet për 39 persona të moshuar, si dhe punësim për 7 persona të ri. Mundësuam kushte dinjitoze, të përfshirë me mbështetje shëndetësore psiko-sociale nga persona profesionistë”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo potencoi se krahas sigurimit të kushteve dhe kapacitetit të sistemimit, ministria në mënyrë aktive punon në decentralizimin e shërbimeve sociale dhe së shpejti në Komunën e Berovës do të jetë në dispozicion edhe shërbimi ndihmë dhe kujdes në shtëpinë e të moshuarve dhe personat e dobët, si njëra nga 19-të komunat që nënshkruan marrëveshje për grant, për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal.

Ministrja Shahpaska falënderoi për mbështetjen ambasadën e Zvicrës dhe Rajonin Lindor të Planit, sepse përmes forumeve të komuniteteve të rajonit, në partneritet me komunat, realizohen projekte që janë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët në vend.