22.07.2021

Shahpaska: Komuna e Butelit për një vit do të bëhet me një kopsht të ri që do të kujdeset për 90 fëmijë 

Komuna e Butelit për një vit do të bëhet me një kopsht të ri për fëmijë. Nga një gushti fillon ndërtimi i objektit të ri “Shën Klimenti i Ohrit” në përbërje të IKPKF “11 Tetori”. Qytetarët e Butelit do të mund të përkujdesen për të vegjlit e tyre, që nga mosha më e hershme. Në kopshtin, e cila duhet të përfundohet deri në shtator të vitit 2022, do të ketë vend për 90 fëmijë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me ftesë të kryetarit të komunës së Butelit, Velimir Smilevski, sot bëri një rreth në vendin ku duhet të jetë kopshti i ri i fëmijëve.

“Në vend të parë gjithmonë i kemi shërbimet për më të vegjlit. Shpresojmë me objektin e ri në kopshtin aktual të fëmijëve, përkatësisht, me rritjen e kapacitetit dhe përfshirjes do të plotësohen nevojat e qytetarëve të komunës. Meqë tashmë janë siguruar fonde për ndërtimin e tij, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mund të përfshihet në pajisjen e tij”, tha ministrja Shahpaska.

Sipas kryetarit Smilevski, objekti do të ndërtohet në 400 metra katrorë në oborrin e SHKF “Shën Klimenti i Ohrit”.

“Për ndërtimin e objektit të ri për fëmijë të moshës parashkollore, fondet i siguruam nga programi TAV për projekte të infrastrukturës, sigurisht se do të aplikojmë edhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për të na ndihmuar në rregullimin e enterierit të brendshëm të kopshtit të ri të fëmijëve në komunën tonë”, tha Smilevski.

Nga programi i TAV për projektet infrastrukturore, për kopshtin e ri në Butel, janë të siguruara rreth 42 milionë denarë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.