10.07.2021

MPPS: Vaksinohen 155 persona me aftësi të kufizuara dhe 55 të punësuar në Entin Special Demir Kapi si pjesë e vaksinimit në terren kundër COVID-19


Sot, në Entin Special Demir Kapi u realizua vaksinimi në terren kundër COVID-19 të përfituesve-persona me personave me aftësi të kufizuara intelektuale të akomoduar në Entin për rehabilitimin e fëmijëve, si dhe të punonjësve. Vaksinimi është kryer nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit Negotinë.

Dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 morën 155 përfitues, prej gjithsej 171 përfitues të cilët për një afat të gjatë qëndrojnë në ent. Me rekomandim nga mjeku përgjegjës i ekipit të vaksinës, dy përfituesit e mbetur do të vaksinohen menjëherë pasi gjendja e tyre shëndetësore do ta lejojë. Të punësuarit e entit dhe qendrat për punë sociale i siguruan pëlqimet e kërkuara për vaksinim nga prindërit ose kujdestarët e përfituesve.
Shtesë, 55 të punësuar të cilët sigurojnë kujdes të drejtpërdrejtë dhe mbështetje për shfrytëzuesit, gjithashtu, pranuan dozën e parë kundër COVID-19. Gjatë prillit, si pjesë e infrastrukturës kritike, më shumë se gjysma e të punësuarve në ent ishin të mbrojtur nga COVID-19 me dy doza të vaksinës.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me institucionet shëndetësore kompetente i ndërmorën të gjitha masat për mbrojtje nga paraqitja dhe përhapja e COVID-19 në shtëpitë në grupe dhe në institucionet sociale për akomodim afatgjatë. Në fillim të pandemisë, u krijuan protokolle të veçanta për shtëpitë në grupe dhe institucionet sociale dhe u siguruan mjete dezinfektuese dhe pajisje personale mbrojtëse për të punësuarit dhe përfituesit.
Masat përkatëse dhe në kohë parandaluan përhapjen masive të COVID-19 dhe pasojat fatale te përfituesit e akomoduar dhe të punësuarit në institucionet sociale dhe shtëpitë në grupe në vend.
Në janar të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndau shpërblim financiar për të punësuarit në Entin Special Demir Kapi, për profesionalizmin e tyre dhe sakrificën në kujdesin për një pjesë të përfituesve të cilët u sëmurën nga COVID-19, si dhe për parandalimin e përhapjes midis përfituesve të tjerë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i fton të gjithë të punësuarit dhe përfituesit e sistemit për mbrojtje sociale të cilët deri më tani nuk janë vaksinuar t’i shfrytëzojnë opsionet e mundshme të vaksinimit kundër COVID-19 dhe të mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmve të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.