26.07.2021

Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Koalicionit “Ndryshojmë”: Kërkesat e personave me aftësi të kufizuara janë edhe prioritete tona, po punojmë së bashku për t'i përmbushur ato


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Koalicionit “Ndryshojmë”, me të cilët diskutoi për kërkesat e tyre në drejtim të përmirësimit të gjendjes së personave me aftësi të kufizuara.
Ministrja Shahpaska theksoi se shumë prej kërkesave të tyre janë pjesë e agjendës dhe përparësive mbi të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po punon në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara. Ajo theksoi se është gjithmonë e hapur për diskutim dhe përparësi kryesore është krijimi dhe zgjerimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara sipas nevojave të tyre.
Lidhur me kërkesën për rritjen e kompensimit për aftësinë e kufizuar, ministrja Shahpaska informoi se parashikohet një rritje e shumës me të paktën 15 për qind, por për shkak të pandemisë me Covid-19 realizimi i saj u prolongua. Rritja e këtij kompensimi do të planifikohet në buxhet për vitin e ardhshëm.
Lidhur me nevojën për përfshirje më të madhe dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ministrja Shahpaska informoi se po zhvillohet një projekt për të përmirësuar qasjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës, për të cilin po merren parasysh përvojat nga vendet e tjera, dhe tashmë është hapur debat publik te ne me të gjithë aktorët e interesuar. Ministrja Shahpaska u bëri thirrje përfaqësuesve të Koalicionit “Ndryshojmë” që të përfshihen në mënyrë proaktive në diskutim dhe të japin propozimet e tyre në zgjedhjen e modelit më të përshtatshëm.
Lidhur me nevojën për të përmirësuar situatën me ndihmën personale, ministrja Shahpaska informoi se me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, që kanë hy në fuqi javën e kaluar, është rritur aksesi i të drejtës për shfrytëzimin e asistencës personale edhe për fëmijët prej gjashtë vjet, duke ulur kufiri aktual të moshës prej 18 vjeç. Për zbatimin e këtij ndryshimi janë siguruar mjete për 200 asistentë shtesë, por, siç njoftoi ministrja, nëse ka nevojë për më shumë asistentë, nuk ka pengesa për të rritur këtë numër.

Lidhur me kërkesën për zgjerimin e rrjetit të qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara, ministrja Shahpaska informoi se për momentin ata janë duke punuar në hapjen e qendrave ditore në Likovë dhe Dellçevë, në Çashkë, në Bogovinje, si dhe ka aktivitete për një projekt për qendër ditore për fëmijë me autizëm në Shkup.
Ministrja Shahpaska njoftoi se së shpejti do të shpallet një thirrje e re publike për komunat për të zhvilluar shërbime sociale dhe për këtë qëllim ajo theksoi se do të kontaktojë drejtpërdrejt me kryetarët e komunave për t'u siguruar atyre mbështetje profesionale në planet për zhvillimin e shërbimeve sociale.
Në pjesën e rritjes së përfshirjes dhe pavarësisë së personave me aftësi të kufizuara, ministrja Shahpaska informoi se është zhvilluar dhe vënë në përdorim një lexues audio - një aplikacion për personat me shikim të dëmtuar, që do të sigurojë qasje të lehtë në informacione, pavarësi në lëvizje dhe kompletimin e përgjegjësive të përditshme.
Lidhur me kërkesën për uljen e kufirit për fëmijët me aftësi të kufizuara nga 26 në 18 vjeç për të ushtruar të drejtat e tyre për kujdesin social dhe shëndetësor, ministrja Shahpaska theksoi se bëhet fjalë për një kërkesë legjitime për të cilën Ministria do të përgatisë një analizë për ndikimin e këtij ndryshimi në të drejtat e këtyre personave në të gjitha sferat.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbetet e hapur për përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuara përmes dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.