20.07.2021

MPPS: Vazhdon reforma sociale, trajnohen 300 infermierë që ofrojnë kujdes për 900 persona të moshuar

Me Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale, 300 infermierë do të ofrojnë kujdes për 900 persona të moshuar mbi 65 vjeç në shtëpitë e tyre. Me këtë reformë sociale parashikohet realizimi i shërbimeve sociale siç është ndihma dhe kujdesi në shtëpitë e të moshuarve dhe ofrimi i shërbimeve në Qendrën Ditore për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrat Ditore do të fitojnë terapi në grup, individuale dhe terapi okupacionale. Përveç punës me personat me aftësi të kufizuara parashikohet edhe këshillimore dhe punëtori edhe me prindërit me qëllim që ata më lehtë të ballafaqohen me fëmijët e tyre në kushtet shtëpiake.

Reforma sociale është një nga kryesoret në sistemin e mbrojtjes sociale, qëllimi i së cilës është të sigurojë ndryshime themelore në përforcimin e kapitalit njerëzor, zvogëlimin e varfërisë dhe ngritjen e cilësisë së jetës në vend. Kjo reformë jep rezultate konkrete, siguron shërbime të reja sociale për shfrytëzuesit dhe krijon vende të reja të punës, duke i përfshirë edhe ata qytetarë nga kategoritë e rrezikuara.

Si pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore, shërbimet sociale i lëshojmë në nivel lokal, me qëllim qasjen e tyre deri te vendbanimet më të largëta. Përmes Projektit deri më tani janë realizuar 19 Marrëveshje të grantit, në të cilat janë përfshirë projekte në 24 komuna. Projekti është shembull i duhur i bashkëpunimit të qeverisë qendrore, lokale dhe organizatat joqeveritare, të cilët së bashku punojnë në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, ku qytetarët janë boshti i politikave.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.