28.07.2021
Njoftim për publikun
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale fton punëdhënësit, përkëdhelëset dhe edukatoret në kopshte, të punësuarit në Qendrat për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq, t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga valët e nxehta që vijojnë:

I tërë territori i vendit tonë do të përfshihet me temperatura nga faza portokalli (alerte) gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga e enjtja 29.07.2021 deri 01.08.2021.
Masat e përgjithshme të cilat duhet të respektohen janë:
- Të lirohen nga detyrimet e punës grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, si dhe personat mbi 60 vjeç.• Në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshte) të mos praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët të mos nxirren në vende të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17.
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq i RMV-së dhe Qendrat për Punë Sociale në rajon, të përfshira nga vala e ngrohtë të kenë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të moshuar dhe të dobët dhe personave të pastrehë.
- Duke marrë parasysh faktin se procese teknologjike të caktuara të rrezikshme dhe prodhuese mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, kujtohen punëdhënësit e detyrave për respektimin e rregullave ligjore të kësaj fushe.