09.07.2021
Zëvendësministri Husejin mbështet Qendrën për Mbështetje Psikosociale në Kryqin e Kuq të RMV-së
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, sot u drejtua në ngjarjen e organizuar me rastin e hapjes së Qendrës për Mbështetje Psikosociale në Kryqin e Kuq të RMV-së, kështu duke treguar mbështetjen për këtë iniciativë të Kryqit të Kuq të RMV-së.

Në fjalimin para të pranishmëve, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Husejin, duke iu referuar nevojës për ruajtjen dhe avancimin e shëndetit mendor në kushtet e krizës dhe kushtet e kohës së paqes, theksoi se sipas bindjes së tij, “ndihma e parë psikologjike ndonjëherë është më e rëndësishme nga cila do qoftë ndihmë materiale e cila mund t’i jepet ndonjë personi në nevojë”.

Me qëllim avancimin e aktiviteteve për mbështetje dhe ndihmë të qytetarëve dhe institucioneve në vend, ndërsa në hap me sfidat globale dhe rritjen e ndërgjegjes për rëndësinë dhe nevojën nga mbrojtja e shëndetit mental, Kryqi i Kuq i RMV-së hap Qendrën për Ndihmë të Parë Psikologjike dhe Mbështetje Psikosociale. Qendra për Mbështetje Psikosociale të Kryqit të Kuq të RMV-së do të institucionalizohet përmes zbatimit të aktiviteteve të qëndrueshme për ndërtimin e kapaciteteve kombëtare me qëllim sigurimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale të grupeve të ndryshme të qëllimit.
Krahas zëvendësministrit Husejin, u drejtuan edhe sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të RMV-së, dr. Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe prof. dr. Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshorte e Presidentit të RMV-së.