15.07.2021

Personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar me pajisje digjitale falas – Lexuesi i audios “Kiko”, i qasur në gjuhën maqedonase, i aplikueshëm pa mbështetje të internetit

Aplikacioni digjital – Lexuesi i audios “Kiko”, që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e përgatiti së bashku me UNDP, ndërsa me të cilin do të lehtësohet komunikimi dhe funksionimi i personave të verbër, do të jetë falas dhe do të mund të përdoret pa mbështetje të internetit.

Aplikacioni është i qasur për telefonat celular Android, si dhe në versionin desktop për kompjuterë personal.

Instalimi i Aplikacionit “Kiko” është shumë i thjeshtë.

Përmes Google Play Store nevojitet të kërkohet aplikacioni RHVoice, pasi që të instalohet aplikacioni RHVoice, nevojitet të zgjidhet “maqedonase” në listën me gjuhë, pastaj të shtypni “instalo” menjëherë afër titullit “Kiko”.

Personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar me dekada patën vështirësi gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme, gjatë studimit dhe leximit, sepse nuk ekziston lexues i audios në gjuhën maqedonase, i cili në mënyrë përkatëse do të përgjigjet në nevojat e tyre.

Ata detyroheshin të përdornin lexues të audios nga vendet fqinje, në gjuhë tjetër, me zë roboti, që në çdo pikëpamje u krijonte probleme.

Për këto arsye, anëtarët e Lidhjes Nacionale të Personave të Verbër të Maqedonisë shprehën falënderim për ministren Jagoda Shahpaska, e cila ishte iniciatorë kryesorë për krijimin e këtij aplikacioni.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me UNDP dhe Lidhjen Nacionale të Personave të Verbër të Maqedonisë, e përgatitën këtë pajisje digjitale sipas standardeve më bashkëkohore dhe me mbështetje të ekspertëve të specializuar për përgatitjen e sintezave të të folurit me përvojë në disa krahina të të folurit.

Në fazë përfundimtare është edhe versioni i “Kikos” në gjuhën shqipe “Hana”, me çka edhe personat e verbër që gjuhën amtare e kanë gjuhën shqipe, në vend dhe rajon, do të marrin një lexues të audios.

Motoja e personave me aftësi të kufizuara “Asgjë për ne – pa ne” është baza mbi të cilat ndërtohen të gjitha politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat krijohen së bashku me personat me aftësi të kufizuara.

Kujdesi për kategorinë më të ndjeshme dhe krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse është prioriteti kryesor i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.