26.04.2023

Trençevska: Nga 3000 denarë në muaj për të rinjtë deri në moshën 23 vjeç që punojnë në prodhimtari

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi kompaninë Rade Konçar, e cila punon në servisim dhe riparim të produkteve elektrike. Qëllimi i vizitës ishte që ministrja të takohej me të rinjtë të cilët punojnë në prodhim dhe promovojnë personalisht Ligjin për Shtesat për Rininë. Përmes këtij ligji, të rinjve deri në 23 vjet të cilët janë në veprimtari prodhuese u paguhet kompensim nga shteti prej 3000 denarë në muaj. Përfitimi i kësaj të drejte përfundon kur i riu mbush moshën 23 vjeç. Me këtë të drejtë në vitin 2021 ishin të përfshirë gjithsej 2500 persona, ndërsa në vitin 2022 numri u rrit në 3500.

Trençevska u mirëprit nga menaxherja e kompanisë, Vladanka Trajkovska, e cila e informoi se aktualisht në kompani janë të punësuar gjithsej 5 të rinj deri në moshën 29 vjeç, ndërsa 4 prej tyre janë nga 23 vjeç. Njëri prej tyre e shfrytëzon të drejtën e shtesës së të rinjve prej 3 vitesh, respektivisht që nga dita e punësimit në “Rade Konçar”. Ministrja gjatë vizitës së saj në mjediset e punës ka biseduar me punëtorët të cilët nuk e kanë shfrytëzuar shumën për kompensim për të rinjtë dhe i këshilloi për hapat e shfrytëzimit të kompensimit prej 3000 denarë. Kjo qasje e informimit nga ministrja u pranua nga të rinjtë dhe ata shfaqën interes për aplikimin dhe ushtrimin e kësaj të drejte.

Vizita e ministres u përmbyll me një takim joformal me menaxheren Trajkovska, ku u bisedua edhe për burimet e ripërtëritshme të energjisë. Menaxheria bëri me dije se për plotësimin e nevojave elektrike të “Rade Konçar”, në gjysmën e sipërfaqes së çatisë janë vendosur panele fotovoltaike. Është shprehur edhe interesimi për zgjerimin e këtij investimi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.