26.04.2023

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d siguron vende të reja pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me ligj

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d është projekt strategjik me interes kombëtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përfitimet e ndërtimit të tij janë të mëdha, sepse lidhja e vendit me rajonin dhe Evropën siguron zhvillim të balancuar rajonal, lëvizje të ekonomisë së vendit, përmirësim të klimës së biznesit, rritje të investimeve të huaja, transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje të tregje të reja dhe lidhje më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.

Përfitimet e ndërtimit të tij janë të mëdha, sepse lidhja e vendit me rajonin dhe Evropën siguron zhvillim të balancuar rajonal, lëvizje të ekonomisë së vendit, përmirësim të klimës së biznesit, rritje të investimeve të huaja, transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje e tregjeve të reja dhe lidhje më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.

Kjo nënkupton edhe ofrimin e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë sepse rrugët ku do të ndërtohen seksionet hapin mundësi shtesë për ndërtimin e objekteve të reja nga aktivitete të ndryshme, si pika karburanti, restorante, hotele, resorte, objekte biznesi. Këto janë mundësi të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për punësimin e banorëve të qarqeve ku do të kalojnë autostradat e korridoreve. Nga ana tjetër, këta janë tatimpagues të rinj dhe hyrje të reja në arkën e buxhetit të shtetit.

Projekti ka për qëllim të punësojë sa më shumë punëtorë nga Maqedonia e Veriut, të cilët gjithashtu do të kenë mundësinë e trajnimit nga kontraktori.

Angazhimi i fuqisë punëtore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d do të realizohet në përputhje me ligjin ekzistues, përkatësisht në përputhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik, i cili rregullon angazhimin e punëtorëve dhe shpreh qartë detyrimin që partneri strategjik të shfrytëzojë të paktën 51% të burimeve vendore.

Kjo do të thotë se nëse vendi ynë ka burime të mjaftueshme vendore, respektivisht fuqi punëtore, numri i burimeve të angazhuara në nivel lokal mund të jetë edhe më i lartë se 51%.

Ligjet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët. Punëtorët që do të angazhohen në këtë projekt, dhe sipas nevojave për punë ndërtimore jashtë orarit, çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35% në përputhje me ligjin dhe kontratën kolektive. Çdo punëtor do të nënshkruajë një deklaratë nëse dëshiron të punojë jashtë orarit dhe nëse nuk dëshiron, nuk do të detyrohet të punojë jashtë orarit. Sipas ligjit, punëtorët do të kenë edhe një ditë pushimi.

Potencojmë se jashtë orarit nuk do të thotë 60 orë në javë, por dhe nuk do të thotë se do të ketë punë jashtë orarit gjatë gjithë vitit, do të varet nga kushtet e motit për punë në terren, pra do të bëhet punë më intensive në muajt e pranverës, verës dhe mesi i vjeshtës, por jo 60 orë në javë. Në të njëjtën kohë, puna jashtë orarit do të varet nga aktivitetet dhe proceset e punës në itinerare, që do të thotë se do të ketë ditë që nuk do të ketë nevojë për punë jashtë orarit.

Këto investime në infrastrukturë janë një investim i përhershëm, ne po krijojmë një trashëgimi për brezat e ardhshëm.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.