04.04.2023

Trençevska: Rezultatet e realizimit të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale janë të shkëlqyera, siç e konfirmojnë edhe shfrytëzuesit e kënaqur 

Në kuadër të aktiviteteve të punës së Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i cili zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore, mbahen punëtori dyditore për shkëmbimin e përvojave për përmirësimin e zbatimit të programit të Granteve për zhvillimin e shërbimeve sociale. Në punëtori janë të pranishëm përfaqësues të ofruesve të shërbimeve, të vjetër dhe të rinj, nga Qendrat e punëve sociale dhe përfaqësues nga Banka Botërore. 

Punëtorinë e hapi në ditën e parë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila theksoi se rezultatet e realizimit të projektit janë të shkëlqyera, siç e konfirmojnë edhe shfrytëzuesit e shërbimeve sociale që janë pjesë e projektit. 

“Sot, efektet e zbatimit të reformës sociale i ndjejnë mbi 700 përfitues, të cilët e marrin ndihmë dhe kujdes në shtëpi, në vend të një institucioni. Me rëndësi të madhe janë hapja e qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara, si dhe hapja e qendrave ditore për plakjen aktive. Por ajo që është e rëndësishme është që në ofrimin e shërbimeve sociale të angazhojmë personat e vështirë për t'u punësuar nga komuniteti”, tha Trençevska. 

Pritjet janë që në punëtorinë dyditore të hapen të gjitha pyetjet dhe të sqarohen të gjitha dilemat lidhur me shërbimet sociale dhe janë në drejtim të ofrimit të një shërbimi cilësor nga i cili përfitojnë qytetarët. Për këtë qëllim, përfaqësuesit e ofruesve të cilët tashmë janë të përfshirë në projekt ndanë përvojat e tyre dhe nga ana e tyre dhe nga ana e personave të pranishëm nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale iu përgjigjën pyetjeve të bëra nga provajderët e rinj. 

Pas punëtorisë u mbajt takim në të cilin morën pjesë ministrja Trençevska dhe përfaqësues të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe Bankës Botërore.

Duke qenë se zbatimi i Projektit jep rezultate të shkëlqyera, u diskutuan synimet e ardhshme dhe u vendosën si vazhdimësi e tij.

Qëllimet për të cilat do të punohet në periudhën e ardhshme janë: zgjerimi i ambienteve në kopshte për të përfshirë sa më shumë fëmijë në procesin parashkollor, trajnime për stafin në kopshte si vazhdimësi e trajnimeve për stafin në kopshte për të forcuar aftësitë e tyre , zgjerimi i rrjetit të provajderëve të shërbimeve sociale, duke ofruar grante për ngritjen e shërbimeve të reja sociale, duke vazhduar mbështetjen për Qendrën për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet duke zgjeruar llojin e shërbimeve të disponueshme dhe duke aktivizuar përdoruesit e NGM dhe personat në rrezik social.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.