24.04.2023

Trençevska: Mundësitë e barabarta janë prioriteti ynë, ne vazhdojmë të ecim në rrugën e barazisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në kuvendin e përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Fermerëve. Në këtë manifestim folën ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikolovski, drejtoresha e We Effect Europe, Aneli Leina, si dhe drejtoresha e We Effect për bashkëpunim ndërkombëtar, Linda Hamerberg.

“Iniciativa për gjetjen e zgjidhjes me shtimin e lehonisë është nisur nga Federata Kombëtare e Fermerëve, ndërkohë që ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale jemi përfshirë që në fillim në zgjidhjen e kësaj sfide. Këtu pranë nesh punoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, falënderim i madh për organizatën suedeze me zyrë në Shkup, WE efekt, të cilët ishin pranë nesh gjatë gjithë procesit dhe me vetëmohim na dhanë mbështetjen e tyre. “, tha Trençevska në fjalimin e saj.

Ajo theksoi se me programin për sigurimin social për gratë që ushtrojnë veprimtari bujqësore, ato do të mund të ushtrojnë të drejtën e shfrytëzimit të përfitimit të lehonisë. Për të ushtruar këtë të drejtë, është e nevojshme të keni statusin e fermerit individual të siguruar.

“Kjo është një zgjidhje pilot, prandaj ne vazhdojmë të krijojmë politika, të krijojmë zgjidhje që do të jenë sistematike. Që të konfirmojmë se realisht kemi bërë një hap drejt avancimit të të drejtave të grave në vendin tonë”, theksoi ministrja.

Trençevska iu referua edhe kopshteve në zonat rurale, ajo tha se përveç që qëllimi i hapjes së kopshteve është përfshirja e sa më shumë fëmijëve në arsimin parashkollor, hapja e tyre kontribuon edhe në fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin personal të grave në zonat rurale.

Në fund të përshëndetjeve, ministres Trençevska dhe ministrit Nikolovski iu ndanë mirënjohje për bashkëpunimin me Federatën Kombëtare të Fermerëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.