19.04.2023

Trençevska: Hulumtimet e reja shpiejn në suksese të reja sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, morën pjesë në prezantimin e studimit “Qasja në shërbimet e kujdesit afatgjatë në Maqedoninë e Veriut” në kuadër të projektit “Përforcimi I rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë COVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme".

Trençevska në fjalën e saj theksoi arritjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në aspektin e shërbimeve që zbatohen, të cilat korrespondojnë me termin kujdes afatgjatë.

“Për momentin, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale, janë 78 ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, të cilët kanë kapacitet për të ofruar shërbime për mbi 3361 shfrytëzues. Janë lidhur 19 kontrata administrative me shoqata dhe ofrues privatë të shërbimeve sociale për ofrimin e shërbimeve sociale si asistencë personale, ndihma dhe kujdesi në shtëpi, shërbimi I kujdesit ditor, qëndrimi i përkohshëm, jetesa me mbështetje, trajtimi dhe rehabilitimi i personave që kanë probleme me varësitë dhe shërbimi për ndihmë dhe mbështetje profesionale”, tha Trençevska.

Ajo iu referua edhe “Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale” dhe theksoi se që nga dhjetori 2022 ka ofruar mbështetje për 34 projekte përmes të cilave janë krijuar kushte për zhvillimin e shërbimeve sociale duke përfshirë  rreth 1300 përfitues në nivel lokal në një gjithsej 41 komuna dhe tha se një pjesë e madhe e tyre janë pikërisht në zonat rurale.

Ministrja Trençevska i kushtoi rëndësi të veçantë hulumtimeve të reja dhe në fund të fjalës së saj theksoi se hulumtimet e reja gjithmonë çojnë në suksese të reja shoqërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.