28.04.2023

Trençevska: Vetëm një punëtor i sigurt dhe i shëndetshëm mund të jetë një punëtor produktiv

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në manifestimin “SSHP që nga mosha e re – hap pas hapi, 5 vite së bashku punojmë për SSHP”, të organizuar nga shoqata për mbrojtje në punë të Komunës së Manastirit, shoqata për siguria në punë “28 prill”, Shkup dhe shoqata e inxhinierëve për mbrojtje “Tutella”, Shkup. Ngjarja u organizua me rastin e shënimit të 28 Prillit, Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit dhe sigurisë në punë ndërtohet që në moshë të vogël, sepse fëmijët e sotëm do të jenë pjesëmarrës aktivë në tregun e punës nesër, qoftë si punonjës, punëdhënës apo politikëbërës. “Tashmë për të dytin vit kam nderin të jem pjesë e festës me fëmijët, të dëshmoj veprat e tyre, por edhe perceptimin e tyre për rëndësinë e sigurisë në vendin e punës”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të përfshihen në proceset arsimore në mënyrë kreative. Ajo vlerësoi krijimet e fëmijëve për Ditën e SSHP dhe në bazë të tyre tha se vetëm një punëtor i sigurt dhe i shëndetshëm mund të jetë një punëtor produktiv.

Në fjalën e saj ajo iu referua edhe Ligjit të ri për Siguri dhe Shëndet në Punë.

“Si ministri resore në kompetencë të së cilës janë politikat në fushën e punës, garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë mbetet prioritet në të cilin ne investojmë në vazhdimësi. Në ligjin e ri për siguri dhe shëndet në punë, i cili është në përgatitje e sipër, futet obligimi që të rinjtë të edukohen përmes përmbajtjeve edukative për sigurinë dhe shëndetin në punë në lëndët ekzistuese të përshtatshme për moshën e tyre”, informoi Trençevska.

Në fund të ngjarjes, ministrja dëgjoi poezitë e fëmijëve dhe u ndau me çmime pjesëmarrësve të konkursit për veprat më të mira, tema e të cilit ishte siguria dhe shëndeti në punë.

Gjithashtu u shpallën subjektet juridike më të mira në investimin dhe zbatimin e praktikave të mira për vende pune të sigurta dhe të shëndetshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.