06.04.2023

Trençevska: Një pjesë e madhe e dispozitave të propozim-marrëveshjes së përgjithshme kolektive janë harmonizuar, metodologjia e pagave mbetet, ndaj dialogu vazhdon

Këshilli Ekonomik-Social ka mbajtur sot seancën e tetë, në të cilën në Këshillin e Statistikave në Kuvend u nominua një anëtar i ESSH-së dhe u diskutua për Propozim-marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Seancën e hapi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e ESSH-së.

Vladanka Trajkovska, kryetare e Organizatës së Punëdhënësve, është nominuar nga Këshilli Ekonomik-Social për anëtare të Këshillit të Statistikave.

Lidhur me punën Propozim-marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi u shpreh i kënaqur me punën e grupit punues dhe vuri në dukje se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet përmes një diskutimi të hapur.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilët janë anëtarë të grupit punues, bënë me dije se anëtarët e grupit punues kanë kaluar të gjithë marrëveshjen kolektive dhe në pjesën më të madhe të gjitha palët janë dakord, me përjashtim të një pjese të vogël  të dispozitave në pjesën e pagave.

Në pjesën e pagave u prezantua propozim-metodologji e re, e cila bazohet në faktin se paga bazë bruto do të jetë rezultat i pagës bruto minimale plus numrin e pikëve për një punë shumëzuar me vlerën e pikës.

Gjatë diskutimit, nga sindikatat u vu në dukje se metodologjia e pagave me pikë duhet të zëvendësohet me një sistem pagash të bazuar në koeficientin e kompleksitetit, si një metodologji më e thjeshtë.

Në seancë u ra dakord që sindikatat të paraqesin propozim me shkrim për propozim-metodologjinë e tyre për përllogaritjen e pagave në Këshillin Ekonomik-Social si dhe dialogu të vazhdojë pas festave të Pashkëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.