27.04.2023

Trençevska: Më pak se 51% e kompanive, punëtorëve dhe resurseve të tjera do të jenë të angazhuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Më pak se 51% e kompanive, punëtorëve dhe resurseve të tjera do të jenë të angazhuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve lidhur me punësimin e fuqisë punëtore në vend dhe akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e vetëm 30% të punëtorëve të vendit.

“Në pjesën e ligjit ku ju thoni se do të futen 12 orë punë jashtë orarit, askund në atë ligj që është propozim i deputetëve nuk thuhet që punëtorët të angazhohen për 12 orë, respektivisht 72 orë dhe askund nuk thuhet 60 orë në javë”, theksoi Trençevska.

Në lidhje me 1 majin dhe se sindikata ishte në këmbë, si pjesë e rrëfimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Stojanovski, ministrja Trençevska theksoi se këto janë manipulime dhe lajme të rreme që VMRO-DPMNE i përdor për të krijuar kaos në shoqëri.

“Ajo që është e vërtetë është se Qeveria, MPPS dhe unë si ministre do të mbrojmë të drejtat e punëtorëve dhe do të respektohet çdo ligj që ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve. Ajo që duhet të dini është se për çdo punë jashtë orarit, do të respektohet dispozita për pushimin ditor dhe pushimin javor, gjegjësisht pushimin 24 orësh. Të gjitha këto do të respektohen nga kompanitë që do të punësojnë punëtorë në korridorin 8 dhe 10-d", theksoi Trençevska.

Ajo në fund të fjalës së saj iu referua angazhimeve të kësaj Qeverie për respektimin e të drejtave të punëtorëve, pikërisht me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

“Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe nuk do të lejojnë të keqpërdoret asnjë e drejtë, është një projekt me interes strategjik dhe kombëtar, ka të bëjë me punën jashtë orarit që do të paguhet dhe do të lejohet vetëm me pëlqimin me shkrim të punëtorit”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.