31.08.2023

Trençevska: Është konfirmuar mbështetja e fuqishme e UNICEF-it në aktivitetet e Ministrisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patrisia Di Xhovani dhe përfaqësues të zyrës së UNICEF-it në Shkup. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve. U hapën tema për Garancinë e Fëmijëve, strategjinë e prindërimit si një dokument i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin e fëmijëve dhe fushatën e re të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNICEF-in për promovimin e shëndetit mendor tek të rinjtë – “Walk and talk".

Trençevska në takim theksoi rëndësinë e Garancisë Evropiane për Fëmijët si mekanizëm i Bashkimit Evropian që ka për qëllim parandalimin e përjashtimit social të fëmijëve, por edhe për të luftuar kundër tij. Ajo shpjegoi se ky synim arrihet duke garantuar akses në një sërë shërbimesh themelore sociale.

U hap edhe tema e aktiviteteve të reja që do të nisin nga muaji tetor. Qëllimi i aktiviteteve që do të zhvillohen në 16 qytete të ndryshme të vendit është ndërgjegjësimi i të rinjve për shëndetin mendor.

Në fund të takimit, përfaqësuesja e UNICEF-it, Di Xhovani, shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për ministren Trençevska në të gjitha fushat në të cilat punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.