28.08.2023
Trençevska: Vazhdon kujdesi për pensionistët - Hapet qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive në Kriva Pallankë
Në komunën e Kriva Pallankës sot është hapur Qendra e re Ditore për të moshuarit me plakje aktive. Qendra është pjesë e reformës sociale të zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) përmes së cilës krijohen shumë shërbime të reja sociale sipas nevojave të përfituesve në shoqëri.
Qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive aktualisht ka një kapacitet për 50 përfitues nga komuna dhe në kuadër të këtij shërbimi social pensionistët do të kenë mundësinë për një jetë aktive, cilësore dhe të shëndetshme në moshën e tretë, përmes socializimit më të madh.
Ofruesi i këtij shërbimi social është Kryqi i Kuq i Kriva Pallankës, ndërsa në hapjen e sotme të Qendrës për kujdesin ditor për të moshuarit me plakje aktive, mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila pati mundësinë të takohet me shfrytëzuesit e këtij shërbimi dhe t'u tregojë drejtpërdrejt përfitimet dhe mundësitë e shërbimit.
Trençevska apeloi deri te pensionistët nga Kriva Pallanka që sa më shumë të jetë e mundur ta shfrytëzojnë këtë shërbim dhe nënvizoi: “Ngritja e standardit jetësor të pensionistëve dhe krijimi i mundësive për cilësi më të mirë të jetës është e mundur vetëm nëse krijohen më shumë mundësi dhe atë në segmente të ndryshme”. Si ministri jemi të përkushtuar njëlloj për të gjitha segmentet dhe synimi ynë është të krijojmë një kornizë që do të nënkuptojë socializim më të madh, jetë aktive dhe përfshirje më të madhe të kësaj kategorie të qytetarëve në shoqëri. Përvoja e deritanishme tregon se këto qendra janë një përgjigje reale për nevojat e qytetarëve dhe ky shërbim social përdoret gjerësisht dhe jep rezultate të shkëlqyera. Që në krijimin e politikave sociale përdorim një qasje të kujdesshme që krijon më shumë mundësi për pensionistët, ndër të tjera, vërtetohet nga fakti se reforma sociale përfshin edhe lloje të tjera shërbimesh sociale. Krahas qendrave ditore për të moshuarit me plakje aktive, pjesë e reformës është edhe shërbimi për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, i cili synohet edhe për këtë kategori qytetarësh”.
Qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive është u dedikohet pensionistëve mbi 65 vjeç, të cilët në kuadër të këtij shërbimi kanë akses në aktivitete specifike. Në realizimin e këtij shërbimi ka marrë pjesë edhe Komuna e Kriva Pallankës.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i komunës Sashko Mitovski.
“Ndërtimi i një komune gjithëpërfshirëse që do të mundësojë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, ishte dhe mbetet motiv për ne. Në bazë të kësaj, ne e filluam këtë projekt dhe e realizuam së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqin e Kuq nga Kriva Pallanka. Komuna ka një rol të rëndësishëm në këto procese, sepse ka një pasqyrë të saktë për nevojat e qytetarëve. Prandaj e mirëpres këtë model që përfshin në mënyrë aktive autoritetet vendore në shërbimet sociale sepse me një qasje të përbashkët mund t'u ofrojmë shërbime cilësore qytetarëve tanë. Përveç kësaj, përmes këtyre shërbimeve ne krijojmë mundësi për punësim dhe përparësi kanë qytetarët e komunës”, theksoi Mitovski.
Ky shërbim është pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili zbatohet nga MPPS me mbështetjen financiare të Bankës Botërore. Kriva Pallanka është një nga komunat e cila aplikoi me sukses në thirrjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me projekte për zhvillimin e shërbimeve sociale.
Darko Peshevski, sekretar i Kryqit të Kuq të Kriva Pallankës, në ceremoninë e hapjes të Qendrës ditore për të moshuarit me plakje aktive, falënderoi Komunën e Kriva Pallankës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për mbështetjen në realizimin e shërbimit social.
“Për ne është një privilegj i madh që të jemi pjesë e këtij projekti. “Me përkushtimin tonë, kam besim se ky shërbim social do ta shfrytëzohet nga një numër i madh i banorëve të komunës dhe përmes aktiviteteve do të arrijmë të kemi sukses në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetin e tyre në përgjithësi”, theksoi Peshevski.
Qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive në Kriva Pallankë është pjesë e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale. Në kuadër të Komponentit 1 të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, deri më tani janë mbështetur gjithsej 34 projekte, të cilat do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve në 41 komuna. Shumica e këtyre projekteve janë të destinuara për ndihmën dhe kujdesin e të moshuarve, të paaftëve dhe personave me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre, qendrat ditore për të moshuarit, qendrat ditore për personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe qendrat për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe shërbimin e asistencës personale. Për ofrimin e këtyre shërbimeve deri më tani janë trajnuar 300 persona duke ofruar shërbime të përshtatshme për më shumë se 1200 përfitues.