22.08.2023

Takimi Trençevska-Pamer: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, Austria është mbështetësja jonë e madhe në politikat sociale dhe në punë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vend, Sh.T. Martin Pamer.

Ministrja i uroi mirëseardhjen ambasadorit Pamer, punën e suksesshme dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm në fushat nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Bashkëbiseduesit folën për çështje nga sfera sociale, punësimin dhe tregun e punës, mbrojtjen e fëmijëve, dhunën në familje dhe mekanizmat për mbrojtje nga dhuna.

Ministrja Trençevska informoi për gjendjen në vend, të drejtat sociale dhe shërbimet e dedikuara për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, duke iu referuar reformës sociale dhe përfitimeve nga zbatimi i saj.

“Sistemi i mbrojtjes sociale është fleksibël, që të mund të pranojë të gjithë ata qytetarë që do të bëhen të cenueshëm social. Por qëllimi i reformës sociale nuk është mbajtja e tyre në sistem, por aktivizimi i tyre në tregun e punës. Për aktivizimin e shfrytëzuesve të ndihmës minimale të garantuar, do të punojmë intensivisht në periudhën e ardhshme së bashku me Agjencinë për Punësim, Qendrat për Punë Sociale dhe me mbështetjen e partnerëve evropianë”, theksoi Trençevska.

Në takim u diskutua edhe për mungesën e fuqisë punëtore, si dhe për masat nga plani operativ për programe dhe masa aktive, të cilat i ndihmojnë të papunët përmes trajnimeve të ndryshme të bëhen më konkurrues në tregun e punës, si dhe masat për vetëpunësim, përkatësisht duke filluar në biznesin e tyre.

Gjithashtu u diskutua edhe për romët si një nga kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe fokusi i kësaj Qeverie në përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve etnike në shoqëri për të qenë palë aktive në të gjitha sferat.

Ministrja informoi edhe për gjendjen e dhunës në vend, mekanizmat për mbrojtje nga dhuna, miratimin e Ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, ngritjen e qendrave strehimore për viktimat e dhunës, qendrave të këshillimit, qasjen multisektoriale të institucioneve, ndërsa theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për dhunën dhe rëndësinë e denoncimit të saj.

Në temën e familjeve strehuese, ministrja Trençevska theksoi se praktikat dhe përvojat e mira nga Republika e Austrisë janë veçanërisht të rëndësishme për përparimin në këtë fushë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dyja palët shprehën besimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer deri tani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.