20.08.2023

Trençevska për TV 24: Si ministre kurrë nuk do ta vë në dyshim stabilitetin e fondit pensional

“Kjo qeveri ka bërë shumë në drejtim të zgjidhjeve sistematike që do të sjellin rezultate të mira në planin afatgjatë. Një nga zgjidhjet e para sistematike ishte metodologjia e rritjes së pensioneve, zgjidhje që jep rezultate reale. Në mars të vitit 2022 pensionet ishin 9.000 denarë, ndërsa tani pensioni më i ulët është 12.500 denarë, dhe në shtator më i ulëti do të jetë 13.200 denarë”, ka thënë Trençevska në ditarin e Televizionit 24.


Ministrja gjatë vizitës theksoi masat e ndërmarra gjatë krizës ekonomike dhe energjetike dhe theksoi se më pas pensionistëve nga kategoria më e cenuar u janë ndarë mjete financiare prej 3000 apo 6000 denarë sipas kritereve të përcaktuara. Ajo kujtoi edhe reformën sociale që futi pensionin social në mënyrë që ata persona që nuk i kanë plotësuar kushtet për pension të mund kenë të ardhura mujore në llogaritë e tyre.

“As si person dhe as si ministre nuk do ta sjellë sistemin e sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit në një shtet ku nuk mund të paguajë pensionet e asnjë pensionisti. Në vitin 2019, deficiti i fondit ishte 47%, çdo vit si Qeveri e zvogëlojmë në mënyrë që aktualisht deficiti të jetë një e treta. Kjo mund të arrihet vetëm me politika të mira”, përkujtoi Trençevska.

Ministrja theksoi se kjo Qeveri punon në mënyrë transparente dhe se në seancën e ardhshme të Qeverisë do të formohet grupi punues i cili do të punojë për një grup të ri masash që do t'u ndihmojnë kategorive të cenueshme të pensionistëve me fonde që do t'i bien drejtpërdrejt buxhetit qendror dhe sistemit të mbrojtjes sociale. Trençevska përkujtoi edhe mjetet buxhetore nga buxheti qendror që janë të dedikuara përveç mbështetjes sociale për investime kapitale ku përfitojnë pensionistët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.