25.08.2023

Trençevska: Çdo vit, sipas rritjes së pagës mesatare, do të rriten edhe pagat në sektorin publik

Në lidhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila po mbahet pas 15 vitesh, ministrja Trençevska për emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi disa përfitime për të punësuarit në sektorin publik, si rritja e pagave prej 10 për qind me pagën e shtatorit , K-15 për të gjithë të punësuarit në sektorin publik prej 10.000 denarë deri në fund të vitit dhe rritje e pagave në sektorin publik në afat të gjatë.

“Vetë kontrata kolektive vendos një sistem për rritjen e pagave në sektorin publik. “Nga 1 marsi 2025, paga mesatare e shumëzuar me faktorin e kompleksitetit, në një vend të punës, do të jetë paga bazë e secilit të punësuar”, tha Trençevska.

Ajo potencoi se së bashku me Unionin e Sindikatave të Maqedonisë, deri në fund të vitit 2024 duhet të lidhet një marrëveshje dhe të përcaktohen koeficientët për kompleksitetin e vendeve të punës.

“Çdo vit, sipas rritjes së pagës mesatare, pagat në sektorin publik do të rriten. Nuk mund të ndërmerrni obligime që do të kenë implikime fiskale nëse nuk i parashikoni në buxhet”, tha Trençevska e pyetur nëse ka para në buxhetin e shtetit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.