31.08.2023
Trençevska: Me propozime të përbashkëta për zgjidhje sistematike për një jetë më të mirë për të gjithë pensionistët
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me kryetarin e Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikolovski dhe përfaqësues të kësaj partie. Në takim u diskutua për kërkesat aktuale të pensionistëve për rritjen e pensioneve të tyre, si dhe zgjidhjet e mundshme që mund të sjellin cilësi më të mirë të jetës për kategoritë më të rrezikuara të pensionistëve.
Në takim, nga të pranishmit u theksua se kërkesa për rritje lineare, e cila do të kërcënojë stabilitetin e fondit pensional dhe marrjen e rregullt të pensioneve për 330 mijë pensionistë në vend.
Trençevska theksoi se në periudhën në vijim do të krijohen masa sociale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pensionistëve me të ardhura më të ulëta, si dhe se do të punohet me përkushtim në Ligjin për pensionin minimal.
Kryetari Nikolovski i prezantoi ministers propozimet e krijuara nga Partia e Pensionistëve që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së pensionistëve, ndërsa ministrja theksoi se ato do të merren parasysh dhe do të përfshihen në materialet e punës gjatë marrjes së vendimeve për pensionet.
Në fund të takimit, ministrja ftoi një përfaqësues nga Partia e Pensionistëve në takimin e parë të grupit punues që do të punojë për Ligjin për pensionin minimal dhe masat sociale, i cili do të mbahet më 6 shtator.