19.10.2022

Trençevska: Barazia gjinore është një nga aspektet kyçe për prosperitetin e mbarë shoqërisë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësueset e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Biljana Radonçiç-Kerr-Lindzi, ndihmës-drejtoreshë në sektorin për përfshirje gjinore dhe ekonomike, BERZH dhe Esmeralda Shehaj nga BERZH - Tiranë dhe Marija Ristevska nga Qendra për Hulumtimin dhe Krijimin e Politikave  Kërkim dhe Politikëbërje (QHKP). 

Përfaqësueset nga BERZH-i i theksuan aspektet kryesore mbi të cilat punon sektori për përfshirje gjinore dhe ekonomike, si dhe komponenti gjinor në korporata. Në të njëjtën kohë, ata theksuan se lidhja e institucioneve arsimore, sektorit privat dhe agjencive të punësimit është veçanërisht e rëndësishme sepse në këtë mënyrë mund të krijohen politikat dhe masat më të mira. Kompanitë të ekspozojnë nevojën e asaj që kanë nevojë, si të zbatojnë drejt konceptin gjinor dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Personat e papunë fitojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara në tregun e punës dhe aktivizimin e tyre. 

Ministrja Trençevska theksoi se zbatimi i Planit operativ për programe dhe masa aktive jep rezultate të shkëlqyera. 

“Duke marrë parasysh se në më pak se 2 vite janë punësuar 3370 gra dhe kanë fituar aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara në tregun e punës 6035 gra, pra gati 10.000 gra  është dëshmi e mjaftueshme për rëndësinë dhe suksesin e masave të punësimit që Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut i zbaton çdo vit”, tha Trençevska. 

Ministrja iu referua edhe Strategjisë për barazi gjinore, 2022-2027, e cila është dokumenti themelor strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila vendos kornizë gjithëpërfshirëse për aktivitete të mëtutjeshme që synojnë promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. 

“Me miratimin e kësaj Strategjie, Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet të përmirësojë gjendjen e barazisë gjinore në përputhje me standardet, rekomandimet dhe obligimet ndërkombëtare, duke pranuar se barazia gjinore është një nga aspektet kyçe për prosperitetin e mbarë shoqërisë”, tha Trençevska. 

Në takim u diskutua edhe për Ligjin e ri për Barazi Gjinore, qëllimi i të cilit është sigurimi i barazisë së plotë gjinore në të gjitha sferat e jetës publike dhe private, duke forcuar pozitën dhe statusin e gruas në shoqëri dhe duke ofruar mundësi të barabarta për realizimin e të gjitha të drejtave duke avancuar barazinë gjinore. Pritet që së shpejti të bëhet pjesë e legjislacionit tonë. 

Bashkëbisedueset shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshshëm në sferën e barazisë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.