06.10.2022

Trençevska: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktika me Austri, e avancojmë kujdesin si formë të mbrojtjes së fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Harald Fuger, atashe pranë Ambasadës së Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Juliana Nakova Gapo, drejtor ekzekutiv i SOS Fshatit të Fëmijëve Maqedonia e Veriut, me fjalime përshëndetëse e hapën Konferencën dyditore për shkëmbim të njohurive dhe praktikave ndërmjet personave profesional nga Austria dhe Maqedonia e Veriut, me temë: “Përkujdesi dhe familjet kujdestare”, në Klubin e Deputetëve.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë Federale të Mbrojtjes Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës së Austrisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Zyrës së Veprimtarive Sociale dhe Qendrave për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare.

Në fjalimin e saj, ministrja Trençevska theksoi se zgjedhja e drejtë e formës së mbrojtjes së fëmijëve jetimë dhe kujdesit prindëror është çelësi për sigurimin e një mjedisi të sigurt familjar dhe një të ardhme të planifikuar, por edhe për zhvillimin e personave që do të duhet të mbajnë përgjegjësi si të rritur të përgatitur për të ardhmen.

“Çdo fëmijë meriton një shtëpi të ngrohtë dhe një familje që kujdeset për të! Por, fatkeqësisht jo çdo fëmijë e ka atë mundësi që familja e tij biologjike të kujdeset për të. Si Qeveri dhe Ministri e dikasterit, përgjegjësia e së cilës është mbrojtja e fëmijëve, përgjegjësia dhe detyra jonë serioze është të ofrojmë një ambient të ngrohtë familjar dhe kushte për zhvillimin e mirëfilltë psiko-fizik të fëmijëve, të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë atë. Duke qenë se vendosja në familje kujdestare si formë mbrojtjeje është më e afërta me jetesën në familje, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke zbatuar procesin e deinstitucionalizimit, ndërmori një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kësaj forme mbrojtjeje përmes miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, udhëzimet dhe programet e punës, si dhe trajnimi i profesionistëve në drejtim të rritjes së numrit dhe cilësisë së familjeve kujdestare”, theksoi Trençevska.

Ministrja foli edhe për hapjen e tri qendrave për përkrahje të familjeve kujdestare, SOS Fshati i Fëmijëve, Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori” Shkup dhe Shtëpia për Foshnja dhe Fëmijë në Manastir, të cilat ofrojnë mbështetje për familjet kujdestare në të gjithë territorin e vendit tonë. Qendrat që promovojnë shërbimin kujdestar, përgatitjen, vlerësimin dhe trajnimin e prindërve të ardhshëm kujdestar si dhe monitorimin dhe mbështetjen e familjeve kujdestare ekzistuese. 

Harald Fuger, atashe për çështje sociale në ambasadën e Republikës së Austrisë, theksoi se Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, e lidhur në vitin 1989, i detyron shtetet nënshkruese të promovojnë të drejtat e fëmijëve dhe të përfshijnë parimet bazë të Konventa për sistemet e kujdesit për fëmijët dhe të rinjtë.

“Këto parime përfshijnë, ndër të tjera, interesin më të mirë të fëmijës si bazë për të gjitha masat e institucioneve në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë, përfshirjen e detyrueshme të vullnetit të vetë fëmijës, të drejtën e fëmijës për të shprehur mendimin e tij në lidhje me procedurat që kanë të bëjnë me të dhe të drejtën e tij për të kontaktuar prindërit e tij biologjikë. Në përputhje me kapitullin 23 të akito të BE-së, shtetet anëtare duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore të përcaktuara nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, dhe neni 24 i saj përcakton parimet në lidhje me të drejtat e fëmijës. Austria e mbështet Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE përmes aktiviteteve të ndryshme. “Ministria Austriake e Çështjeve Sociale aktualisht financon 13 projekte dypalëshe në fushën e çështjeve sociale”, tha Fuger.

Juliana Gapo, drejtoreshë kombëtare e SOS Fshatit të Fëmijëve, theksoi se kujdesi për fëmijët në rrezik është përgjegjësi e të gjithëve ne. SOS Fshati i Fëmijëve, dhe sektori civil në përgjithësi, është partner i institucioneve në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit më të mirë për fëmijët.

“Në prill, SOS Fshati i Fëmijëve u bë qendra e parë private që mbështet familjet kujdestare, e financuar nga Ministria. Ne mbështesim 62 familje kujdestare në rajonin e Vardarit, Shkupit dhe rajonin Juglindor. Së fundmi kemi lançuar fushatën “Zgjate dorën, ndrysho një jetë dhe bëhu përkujdesës”, për të nxjerrë në pah rëndësinë e përkujdesjes. Tashmë janë duke u zhvilluar trajnimet e para për familjet që dëshirojnë të bëhen përkujdesës. Ftojë qytetarët që ta vizitojnë ueb-faqen www.zgrizuvanje.mk dhe nëse kanë mundësi ta ndryshojnë jetën qoftë edhe të një fëmije. Kështu e gjithë shoqëria bëhet më e mirë!”, tha Gapo.

Konferenca dyditore organizohet nga tre palët e përfshira me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave që do të kontribuojnë në avancimin e formës së mbrojtjes së fëmijëve – kujdesit në familjet kujdestare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.