31.10.2022
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të tetorit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 31.10.2022 (e hënë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin tetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 31.10.2022 (e hënë);
Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 01.11.2022 (e martë);
Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 02.11.2022 (e mërkurë); dhe
Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 03.11.2022 (e enjte).
Pensionistët që përdorin kartelë pagese të lidhur me llogarinë bankare në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga data 31 tetor (e hënë). Ata mund të tërheqin pensionin prej bankomateve, t’i përdorin të hollat për pagesë në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.