07.10.2022

Trençevska: Masa për vetëpunësim është një nga masat më të suksesshme të Planit Operativ

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, në zyrën rajonale të APRMV-së, në Shtip, i shpërndanë grantet për vetëpunësim të shfrytëzuesve të masës së Planit Operativ të masave aktive dhe programet për vitin 2022.

 “Me masën mbështetje për vetëpunësim në Shtip, janë përfshirë 32 persona të papunësuar. Prej të cilëve 10 janë persona të rinj deri në moshën 29 vjeçare, 11 janë gra. Kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret e masës nga sot e fitojnë mundësinë ta përmbushin planin biznesin e tyre që paraprakisht është vlerësuar nga komisioni i ekspertëve. Përvojat e mëparshme me këtë masë treguan se shfrytëzuesit janë të kënaqur. Në periudhën e ardhshme jemi në pritje të historive pozitive për të cilat jam e sigurt se do të motivojnë edhe qytetarë të tjerë për shfrytëzimin e masave që Qeveria i zbaton” tha Trençevska.

Ajo theksoi se masa për vetëpunësim me të cilën ndahen 5000 euro për një person dhe 10 000 euro për partnerë është një nga masat më të suksesshme e cila është pjesë e Planit Operativ. Ministrja uroi një punë të suksesshme të shfrytëzuesve të masës. Tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe APRMV-ja janë të hapura për bashkëpunim dhe këshilla për realizimin e bizneseve të suksesshme.

Plani Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbimet e tregut të punës për këtë vit arrin shumën 1,8 miliardë denarë, ose rreth 30 milionë euro. Me këtë është projektuar të përfshihen 14.685 persona të papunësuar, me theks të veçantë të personave të ri të papunësuar deri në moshën 29 vjeçare, të papunësuar në afat të gjatë si dhe shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.