18.10.2022

Trençevska për MTV: Propozim Ligji për mbështetje financiare hyn në procedurë kuvendore, besojë se deputetët do ta mbështesin

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin e mëngjesit të Televizionit Maqedonas, foli për pakon e re të masave kundër krizës të krijuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë për qëllim mbështetjen e kompanive dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve në prag të dimrit.

Ministrja iu referua masave që synohen për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve, target grupit që përfshihet, mënyra e pagesës dhe kohëzgjatja e mbështetjes financiare.

“Paketa e re e masave kundër krizës në vlerë mbi 350 milionë euro përfshin mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Projektligji për mbështetjen financiare është miratuar në Qeveri dhe ka hyrë në procedurë kuvendore. Besoj se do të mbështetet nga të gjithë deputetët, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kategorinë më të rrezikuara të qytetarëve në vend”, tha Trençevska.

Ministrja informoi për grupet e synuara që do të marrin ndihmë sipas projektligjit për mbështetjen financiare.

Përfshihen përfituesit e së drejtës për sigurim social, përfituesit e një kompensimi të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, personat me aftësi të kufizuar dhe ndryshimet e përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët përdorin kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, dhe të mos shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për ekzaminim kontrollues, prindërit e vetëm që janë të regjistruar përfitues të ndihmës minimale të garantuar, përfituesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë, përfituesit e së drejtës për kompensimi i dëmit fizik dhe personave të papunë-përfitues të së drejtës për sigurim material në lloj kompensimi në të holla.

Ministrja informoi se mbi 170 mijë qytetarë janë të mbuluar nga mbështetja financiare. Pagesa e mjeteve do të kryhet brenda datës 5 të muajit, duke filluar nga nëntori, për 4 muajt e ardhshëm. Pagesa e mbështetjes financiare për përfituesit do të bëhet pa paraqitur kërkesë nga ana e tyre, bazuar në listat e përfituesve të mbështetjes financiare, të përgatitura në bazë të të dhënave nga evidenca e institucioneve. Listat e përfituesve të mbështetjes financiare do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kushdo që nuk është në listë, dhe beson se duhet të jetë përfitues, mund të paraqesë kundërshtim, për të cilin do të formohet Komisioni për të vendosur për kundërshtimet.

“Ne si Qeveri dhe ministri gjegjëse po monitorojmë situatën në vend, po bëhen analiza, nëse do të përcaktohet nevoja për një paketë të re masash dhe nevoja për të mbështetur një target grup specifik që është ende i rrezikuar, do të miratojmë masa shtesë”, tha Trençevska.

Ministrja foli edhe për kategorinë më të moshuar të qytetarëve, pensionistët, të cilët sipas metodologjisë së re të korrigjimit të pensioneve, kanë marrë pensione të rritura për 6,8 për qind dhe me harmonizimin e janarit prej 2,9 për qind të këtij viti, kanë pensione më të larta për 9,7 për qind. Në muajin mars do të ketë një tjetër harmonizim. Në masat e mbështetjes financiare janë përfshirë edhe pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë.

Ministrja theksoi se sistemi pensional është stabil dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht dhe para kohe ashtu si deri më tani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.