20.10.2022

Trençevska: “Unë jam më shumë se ajo që ka ndodhur, jam vetëm një fëmijë”të jetë udhërrëfyes në sigurimin e drejtësisë për çdo fëmijë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë sot në një manifestim të organizuar nga UNICEF, me titull “Pasqyrë e reformave në drejtësi që ndërlidhen me fëmijët”, ku foli sesi sistemi i mbrojtjes sociale mund të arrijë tek fëmijët më të cenueshëm, të ofrojë parandalim dhe t’i mbrojë fëmijët që tashmë janë në kontakt me sistemin e drejtësisë. 

“Unë jam më shumë se ajo që ka ndodhur, jam vetëm një fëmijë”të jetë udhërrëfyes në sigurimin e drejtësisë për çdo fëmijë”, theksoi ministrja Trençevska në këtë panel diskutim, ku u emitua një rrëfim i vërtetë i një fëmije në rrezik, respektivisht në konflikt me ligjin.  

Trençevska vuri në dukje se Ministritë e Drejtësisë, Arsimit dhe Shkencës, Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, respektivisht përmes koordinimit dhe qasjes shumësektoriale, duhet të sigurojnë rritje dhe zhvillim të duhur të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të drejtë në shoqëri. Sepse, siç theksoi ministrja, investimi te fëmijët është investimi më i mirë në një vend. 

Ajo theksoi se për zhvillimin e duhur të fëmijës është e një rëndësie të madhe që fëmija të përfshihet në edukimin parashkollor dhe arsim dhe në procesin e mëtutjeshëm arsimor. Në vitet e zhvillimit ka ndikim të madh qasja dhe puna e stafit profesional në kopshte dhe shkolla. 

“Kur flasim për një ‘fëmijë në rrezik’, flasim për një fëmijë që ka një lloj paaftësie, një fëmijë që është viktimë e dhunës ose është i neglizhuar nga ana arsimore dhe shoqërore, një fëmijë që është dëshmitar i dhunës dhe për shkak të një situate të tillë shumë lehtë mund të shkojë në rrugën e gabuar. Këtu është roli kyç i Qendrave për Punë Sociale dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes reformave në sistemin e mbrojtjes sociale nga viti 2019, dhe futjes së menaxherëve të rasteve apo menaxhimit të rasteve, për të zbuluar ato familje ku kemi rrezik dhe ndjeshmëri që fëmijët nga ajo familje të shfaqin apo të përfshihen në sjellje devijante apo delikuente, përkatësisht të bien në kontakt apo konflikt me ligjin”, tha Trençevska. 

Ajo foli edhe për procesin e deinstitucionalizimit, që është pjesë e reformës sociale përmes së cilës institucionet e mëdha u zëvendësuan me shtëpi të vogla grupore, të cilat u ofrojnë jetimëve dhe fëmijëve në konflikt me ligjin mbështetje 24 orë nga një ekip profesional dhe një atmosferë të këndshme familjare. 

Ministrja theksoi se nevojitet përmirësim i mëtejshëm i zgjidhjeve ligjore, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike që japin udhëzimet për veprimet e institucioneve. 

Qasja multisektoriale e institucioneve ka rëndësi kyçe, veçanërisht në procesin e parandalimit, krijimit të politikave, në mënyrë që çdo fëmijë t’i mundësohet realizimi i ëndrrës së tij dhe sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tij të duhur”, tha Trençevska.

.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.