18.10.2022

Trençevksa: Në bashkëpunim me komunat ju dalim në ndihmë qytetarëve

“Përmes dialogut dhe negociatave shumë mujore me përfaqësuesit e SASHK-ut finalizuam marrëveshjen kolektive. E  nënshkruam dhe e publikuam në Gazetën Zyrtare dhe tashmë është në fuqi. Marrëveshja kolektive përmban shumë përfitime dhe të drejta shtesë si dhe detyrime për punonjësit e kopshteve. Rritja e pagës 15% siç e kemi premtuar është pjesë e kësaj marrëveshjeje kolektive, që do të thotë se me pagesën e pagës së shtatorit, edukatoret, përkëdhelëset dhe ekipet profesionale në kopshte do të marrin pagë më të lartë”, tha Trençevska në emisionin e mëngjesit të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja kolektive përfshin kompensim shtesë në rast të punës jashtë orarit ose punës me një grup që ka më shumë fëmijë se normat dhe standardet. Trençevska theksoi se kjo është një marrëveshje kolektive që promovon të drejtat e punëtorëve të kopshteve.

Në emisionin e mëngjesit, ministrja foli edhe për informacionin e dhënë drejtuesve të kopshteve për mjetin MELQO, i cili u zhvillua javën e kaluar dhe ku morën pjesë 71 drejtorë nga institucionet publike të fëmijëve.

Ajo tregoi se mjeti MELQO mat cilësinë e arsimit parashkollor dhe ka një kontribut shtesë në menaxhimin e tij.

Trençevska foli edhe për listat e gjata të pritjes për në kopsht dhe theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbetet në bashkëpunim me komunat për ndërtimin e kopshteve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve të atyre ekzistuese. 

“Më kritike janë komunat e Shkupit, ku kemi lista më të gjata të pritjes, në disa kopshte, situata është e relaksuar, pra nuk ka lista pritjeje sepse kemi një numër më të madh të objekteve. Në komunikim me kryetarët e Shkupit dhe me komunat, në vitin 2022 dhe 2023 realisht do të dalim në ndihmë  në mënyrë që qytetarët, prindërit që kanë fëmijë të moshës parashkollore të jenë të qetë derisa fëmijët e tyre të përkujdesen në institucionet parashkollore”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se janë duke u ndërtuar kopshte të reja dhe se për momentin janë rreth 13 kopshte në ndërtim e sipër që duhet të hapen deri në fund të këtij viti, ndërsa disa prej tyre në vitin 2023. Ajo theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është hartuar dhe se aty janë planifikuar edhe kopshte të reja.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.