04.10.2022

Trençevska: Përmes dialogut mund të gjejmë zgjidhje fleksibile që janë gjithmonë në favor të punëtorëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar ambasadorin e Austrisë, dr. Georg Vucas dhe përfaqësues të kompanisë tekstile “Texport”.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballet industria e tekstilit në drejtim të përmbushjes së planit të punës të planifikuar, nevojën për punë jashtë orarit për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar dhe të interesuar për t’u angazhuar në veprimtarinë prodhuese. 

Pronarja e “Texport” theksoi nevojën për punësime të reja në kompaninë e saj për të plotësuar kërkesat për produkte të gatshme në kompani.

Ambasadori iu referua cilësisë dhe kushteve të mira, respektimit të të drejtave të punëtorëve si dhe pagës së duhur, të cilat janë përparësitë e kësaj kompanie, dhe për këtë qëllim punëtorët duhet të fokusohen në cilësinë që "Texport" si një fabrikë mund të ofrojë. Kërkesat e të pranishmëve kishin për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje fleksibile që përfshin çështjen e punës jashtë orarit që mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe konsensusit nga të gjitha palët e interesuara.

“Ligji për marrëdhëniet e punës nuk është bërë për një punëtor, por për mbrojtjen e të gjithë punëtorëve. Vetëm së bashku, përmes një diskutimi të hapur, mund të gjejmë një zgjidhje për sfidat me të cilat përballet kompania, por brenda kornizës së ligjit. Në këtë mënyrë do të parandalojmë keqpërdorimin e tij dhe do të ruajmë respektimin e të drejtave të punëtorëve”, tha Trençevska. 

Ajo theksoi se bashkëpunimi me kompanitë austriake, por edhe me të gjithë investitorët e huaj është i një rëndësie të veçantë, veçanërisht në këto momente kur evidentojmë qartë nevojën për fuqi punëtore dhe përfshirjen e të gjithëve në tregun e punës, veçanërisht të njerëzve që janë përfitues aktiv të ndihmës së garantuar  minimale. 

Procesi i krijimit të Ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, konsultimet e hapura, por edhe ky lloj takimi dhe marrja e sugjerimeve të sektorit real, janë tregues të hapjes së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në procesin e dialogut të hapur për t’i zgjidhur problemet aktuale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.