26.10.2022

Trençevska: Vetëm përmes negociatave të përbashkëta mund t'u përgjigjemi nevojave të të gjithë qytetarëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot priti përfaqësuesit e shoqatave të personave me dëmtim të shikimit, të cilët ishin pjesë e protestës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit i kërkuan ministres më shumë mjete për aksesorë si dhe rritje të lartësisë së pagesës së verbërisë që marrin. 

Trençevska theksoi se për të mundësuar ofrimin e çfarëdo lloj ndihmash, fillimisht duhet të përcaktohet numri i personave që kanë nevojë për to, si dhe për cilën kategori të njerëzve bëhet fjalë. 

“Së pari duhet të fokusohemi tek aksesorët më të nevojshëm dhe më pas do të përfshijmë të tjerat. Ne duhet të hartojmë nevojat dhe prioritetet tuaja”, tha Trençevska. 

Ministrja u dha atyre një afat për dorëzimin e informacioneve të nevojshme që përfshijnë numrin dhe strukturën e personave në mënyrë që të përcaktohen ndihmat e nevojshme. 

Lidhur me rritjen e kompensimit për verbërinë dhe lidhjen e saj me pagën mesatare, ministrja theksoi se çdo vend ka politikën dhe legjislacionin e vet tatimor që duhet respektuar. Ajo shtoi se sipas Ligjit për mbrojtje sociale, gjithçka që nuk është e lidhur me pagesën e kontributeve është e lidhur me koston e jetesës. 

“Ne duhet të negociojmë për të zgjidhur sfida të tilla. Për momentin e gjithë bota dhe ne po përballemi me krizën më të madhe ekonomike. Qeveria bën të gjitha përpjekjet për ta kapërcyer atë, duke subvencionuar 80% të faturave të energjisë elektrike ne prekim drejtpërdrejt buxhetin e brendshëm të të gjitha familjeve në vend. E sollëm pakon e re të masave kundër krizës, ku personat me aftësi të kufizuara marrin nga 3000 denarë për 4 muaj dhe nëse ka nevojë do të shqyrtojmë një paketë të re të masave në periudhën e ardhshme”, tha Trençevska.  

Në fund të takimit, pjesëmarrësit ranë dakord që pas dorëzimit të informacioneve nga shoqatat, të mbahet një takim tjetër me të gjithë palët relevante ku do të vendoset për veprime të mëtejshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.