06.10.2022

Trençevska: Vetëm përmes informimit të qytetarëve mund ta kthejmë besimin te sistemi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi me Këshillin e ndjekjes së situatës në sistemin pensional në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Financave, MAPAS dhe Shoqëritë e Pensionistëve. Në seancën e këshillit folën për reformat tatimore dhe përfitimet nga shtylla pensionale e dytë dhe e tretë. Gjithashtu u prezantua dhe Analiza e gjendjeve aktuale në sigurimin pensional kapital dhe financiar të përpunuar dhe të prezantuar nga ana e MAPAS.

“Ajo që dua ta hap si çështje është informimi në veçanti i anëtarëve më të ri për funksionimin e sistemit pensional. Të informohen për atë ku shkojnë mjetet e tyre financiare dhe të jenë vetë të aftë të shprehin ku dëshirojnë të marrin pjesë. Vetëm përmes informacioneve të vërteta mund ta rrisim besimin e qytetarëve te sistemi”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se kushdo që është pjesë e sistemit të pensioneve duhet ta kuptojë vetë “zarfin e gjelbër” dhe nuk duhet të jetë vetëm pjesë formale e informimit të qytetarëve në vend.

MAPAS dhe Shoqatat informuan se mjetet për fushata ndahen në nivel vjetor dhe se ka progres në drejtim të rritjes së edukimit dhe njohurive të qytetarëve, por theksuan se është një proces afatgjatë. Përfaqësuesit iu referuan edhe edukimit të nevojshëm të studentëve dhe gjimnazistëve.

Në përputhje me prezantimin e propozimit për reformën tatimore nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, ministrja Trençevska kërkoi që propozimet dhe mendimet t'i dorëzohen në formë të shkruar Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat do të shqyrtohen dhe diskutohen në seancat në vijim të Këshillit për ndjekjen e situatës në sistemin e pensioneve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.