28.10.2022

Trençevska - Jankoviq: Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona vazhdon në të njëjtin drejtim 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nevena Jankoviq. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e ngushta dypalëshe mes vendeve, mundësitë që ofron Ballkani i Hapur, si dhe sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit në raport me të rinjtë dhe emigracionin. 

Në fillim të takimit, të dyja palët shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mbështetjen gjatë krizës ekonomike dhe energjetike. Ato diskutuan gjithashtu edhe për mundësitë që i ofron Ballkani i Hapur dhe se si ndikon kjo  pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve. 

“Ju falënderoj për gjithë mbështetjen që Republika e Serbisë i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut. Udhëheqësia e jonë e  lartë dhe kryeministri dhe presidenti janë në komunikim të vazhdueshëm me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë dhe në të vërtetë në këto momente të vështira të krizës ju falënderoj për mbështetjen që i jepni vendit tonë. Dhe në fushën e bujqësisë, si dhe gazit dhe energjisë elektrike, për çdo gjë që aktualisht është sfidë për ne, marrim mbështetjen tuaj”, tha Trençevska. 

Ambasadorja theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetje të plotë nga ana e saj kur është fjala për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, veçanërisht të rinjve në vend. Ajo posaçërisht e theksoi emigrimin e të rinjve nga shtetet si një sfidë me të cilën po përballet i gjithë rajoni për momentin. 

“Emigrimi i të rinjve është një sfidë. Kur të hapim tregun ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Shqipërisë, do të thotë shumë për ekonomitë tona, zgjerimi i mundësive në tregun e punës si dhe mbajtja e të rinjve në vendet e tyre të lindjes. Sektori i IT në vendin tuaj është mjaft i zhvilluar, ne e ndjekim shembullin tuaj dhe përpiqemi të arrijmë të njëjtën gjë edhe në vendin tonë. Të krijojmë një masë kritike të të rinjve që do të kenë mundësi të punojnë për kompanitë nga jashtë por të qëndrojnë në vendin tonë”, tha Trençevska. 

Në fund të takimit, të dyja palët ranë dakord që angazhimet e mëtutjeshme duhet të jenë në drejtim të investimit tek të rinjtë në shtete, sepse kjo do të thotë investim në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.