12.10.2022
Në fokus të Këshillit Ekonomik dhe Social janë masat e qeverisë kundër krizës
Këshilli Ekonomik dhe Social sot mbajti mbledhjen të cilën e drejtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e këtij trupi.
Në mbledhjen e sotme, u diskutua për disa pika, reformën e tatimit, Raportin vjetor për punë dhe funksionim të Këshillit Ekonomik dhe Social për vitin 2021, iniciativën për ratifikimin e tre konventave të ONP për SSHP në tre sektorë – minieri K176, ndërtimtari K167 dhe bujqësi K184 dhe kërkesën për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga llogaritë e larta për energjinë elektrike në kompanitë.
Në mbledhjen e KES, përveç anëtarëve të KES morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave jopërfaqësuese dhe biznes konfederata e Maqedonisë. Krahas pikave të rregullta nga rendi i ditës, në fokus të mbledhjes ishin masat kundër krizës të Qeverisë, si dhe propozim masat nga ana e partnerëve social, të cilët më tej sipas precizimit të tyre, me konkluzionin e KES do të dorëzohen në shqyrtim nga ana e Qeverisë.
Duke pasur parasysh gjendjet aktuale në vend, ministrja, anëtarëve të KES iu shprehu sigurinë se mbledhjet e KES do të realizohen më shpesh në periudhën e ardhshme.