05.10.2022

Trençevska për TV 24: Rritje të pagave për 15% për bartësit e veprimtarisë në kopshte, vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e fëmijëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në paraqitjen e sotme në programin e mëngjesit të Televizionit 24, foli për kushtet në kopshte që ndërlidhen me krizën energjetike, si dhe për pagat në kopshte. 

“Paga e të punësuarve në kopshte dhe paga e të punësuarve në arsim paguhet nga Qeveria përmes dotacioneve, gjegjësisht ata në kopshte i paguan Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa ata në arsim paguhen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës“, tha Trençevska. 

Ajo theksoi se komunat, si themeluese të kopshteve dhe shkollave, janë të obliguara që të kujdesen për shpenzimet komunale dhe të tjera për kopshtet e fëmijëve, si dhe se një pjesë e shpenzimeve materiale, përveç pagave, sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me bllok dotacione. 

“Kopshtet e fëmijëve nuk janë me energji industriale, respektivisht paguajnë energjinë elektrike si familjet në një treg të rregulluar, kështu që faturat e kopshteve nuk janë të mëdha. Çdo prind paguan një shumë të caktuar për fëmijën e tij, ato para shkojnë në një llogari të veçantë të kopshteve, respektivisht në komuna. Ato para janë për të siguruar ushqim si dhe për shpenzime të tjera që dalin nga funksionimi i kopshtit”, tha Trençevska. 

Ministrja theksoi se para për paga dhe shpenzime materiale ka me shpenzime ekonomike dhe me përkushtim më të madh nga ana e kryetarëve të komunave. Ajo tregoi se kopshtet do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen. Ajo iu referua edhe mësimeve të nxjerra nga kriza COVID-19 dhe mbyllja e kopshteve, e cila shkaktoi probleme për prindërit në kujdesin për fëmijët e tyre. 

Diskutimi vazhdoi në drejtim të zgjidhjes së sfidave me objektet në kopshte me të cilat po përballet veçanërisht qyteti i Shkupit. 

Ministrja tregoi se së shpejti do të hapet kopshti në Vollkovë, ndërsa një kopsht i ri me kapacitet të shtuar së fundi është hapur edhe në Kisella Vodë. 

“Komunat janë proaktive dhe propozojnë projekte për ndërtimin e kopshteve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese me mjete financiare nga Ministria përmes investimeve kapitale në kopshte. Ne po bëjmë gjithçka për të reduktuar listat e pritjes. Deri më tani kemi ndërtuar 71 kopshte, kurse kopshtet e reja janë me efikasitet energjetik, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me çka do të kursehet shumë energji elektrike”, tha Trençevska. 

Ajo theksoi se deri në fund të vitit pritet të hapen edhe 13 kopshte të tjera, që është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sfidës me të cilën përballen prindërit.

Ministrja deklaroi gjithashtu se projektet e paraqitura që plotësojnë standardet e shkruara në rregullore janë afruar për nënshkrimin e kontratës për një kopsht të ri. Po ashtu, ministrja e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me të gjithë kryetarët e komunave. Gjë që vërtetohet nga numri i madh i takimeve me ta. Ajo theksoi se mbrojtja e fëmijëve nuk e toleron politikën, sepse çdo fëmijë meriton të jetë pjesë e institucioneve publike të fëmijëve. 

“Aty ku shkelet ligji, ku kopshti nuk vepron në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale, atëherë përmes inspektimit konstatohen parregullsitë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vepron sipas vendimeve të inspektorëve”, tha Trençevska. 

Ajo shtoi se bashkë me kryetarët e komunave mbeten të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve të kopshteve nëpër komuna. Sa i përket bllok dotacioneve, ajo theksoi se në buxhet ka para dhe se pagat paguhen rregullisht dhe do të rriten për 15%.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.