07.10.2022

Trençevska nga Tekstiliada në Shtip: Krijojmë politika dhe masa nëpër një proces transparent dhe përfshirës, vazhdojmë me mbështetjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e panel diskutimit të 6-të me radhë Tekstiliada me titull “Pagë për jetë – TANI DHE MENJËHERË” e cila u mbajt në Shtip. Qëllimi i manifestimit është të hapet tema e nivelit lokal përmes kulturës, artit dhe debatit, të përfshihen partneritetet për nisjen e dialogut social për çështjet aktuale të cilat i prekin të gjithë në veçanti punonjësit dhe të rinjtë në vend.

Ditën e dytë të Tekstiliadës e hapi kryetari i komunës së Shtipit, i cili theksoi se kjo ngjarje është me rëndësi të veçantë dhe paraqet brend për qytetin e Shtipit. Ai theksoi se kur qartë flitet për sfidat mund të dalin propozime, ide dhe zgjidhje të cilët janë në interes të punonjësve dhe të komunës.Ministrja Trençevska foli edhe për politikat dhe masat e krijuara gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike-energjetike.

 “Nga viti 2020 e këtej u ballafaquam me periudhën e pandemisë, krizës ekonomike dhe energjetike. Gjatë kohës së krizave, si Qeveri krijuam masa të drejtuara dhe drejt sektorit real dhe drejt kategorive sociale të rrezikuara. Periudhën e kaluar me ekipin qeveritar ekonomik punojmë në masa të reja në pjesën e ballafaqimit me dimër të madh, ndërsa me qëllim të ndihmojmë për më të rrezikuarit, javën në vijim publiku do të informohet për masën e re të paketës. Tremujori i parë i vitit, morëm masa për pensionistët, mbështetjen financiare prej 3000 denarë dhe mbështetje prej 3000 denarë për rreth 36.000 shfrytëzues të Ndihmës Minimale të Garantuar e cila do të paguhet javën e ardhshme”, tha Trençevska.

Në pjesën e ndryshimeve të Ligjit të Marrëdhënieve të Punës dhe të drejtat e punonjësve, Trençevska theksoi se Dialogu Social nuk është i mbyllur, institucionet nuk janë të mbyllura. Ajo tha se të gjitha masat që janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë miratuar me përfshirjen e sektorit civil.

“Gjithmonë publikisht flas se ekspertiza vjen nga sektori civil, kontaktet nga komuna janë nga sektori civil, propozimet që i japin janë pjesë e ligjeve që implementohen dhe janë në fazë të përpunimit”, shtoi Trençevska.

Ministrja tha se propozim versioni final do të jetë temë e debateve publike, do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me qëllim marrjen e kritikave konstruktive nga të gjithë faktorët relevant që të mund të formohet ligji që i përgjigjet të gjithëve.

Ajo gjithashtu theksoi se në organizatat civile shikon partnerë strategjik dhe theksoi se çdo kritikë çon në rezultate më të mira në pjesën e krijimit të politikave. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.