04.01.2023
MPPS: Janë lidhur marrëveshjet për financimin e shërbimeve sociale me ofruesit e licencuar të shërbimeve
Zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në komunitetet lokale, sipas nevojave të qytetarëve dhe rritja e aksesit dhe disponueshmërisë së shërbimeve sociale të destinuara për grupet e rrezikuara të qytetarëve, të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, fëmijët në rrezik dhe fëmijët pa kujdes prindëror, viktimat e dhunës familjare dhe gjinore dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijët dhe personat e tjerë janë prioriteti kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Sot tregojmë se KUJDESEMI për nevojat e të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje duke lidhur marrëveshje për financimin e shërbimeve sociale me ofruesit e licencuar të shërbimeve: në shtëpi - asistencë personale dhe ndihmë dhe kujdes në shtëpi, shërbime në komunitet - qendra të kujdesit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara, qendrat ditore për fëmijët në rrezik, shërbimet e mbrojtjes jashtëfamiljare – të jetuarit me mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, qendra për rehabilitimin social të personave që abuzojnë me drogën, qendra për mbështetjen e familjeve përkujdesëse.
Përkushtimin për shërbime të aksesueshme dhe cilësore e konfirmojmë me Buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2023, respektivisht për shërbime sociale janë siguruar 5.5 milionë euro më shumë se vitin 2022, pra gjithsej 7.8 milionë euro.