04.01.2023

Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhjetor 2022. 

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë  kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 4 janar 2023.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë: 

  • 04.01.2023– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL 
  • 05.01.2023– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH 
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.