01.01.2023

Ministrat Trençevska dhe Sali vizituan foshnjën e parë të lindur në EPSH Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, Shkup.

Drejtoresha e EPSH Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktoria Jovanovska, informoi se foshnja e parë e lindur është djalë, fëmija i parë i nënës 22-vjeçare Stojanka Panajotovës nga Koçani. Peshon 3.720 gr  dhe  51 centimetra gjatësi, i lindur një minutë pas mesnate.

Ministri Sali në një deklaratë për mediat, u ka uruar nënës dhe foshnjës shëndet, suksese, gëzime dhe një fëmijëri të lumtur me shumë buzëqeshje. 

“U uroj një vit të suksesshëm dhe të lumtur të gjithë qytetarëve, veçanërisht dua të falënderoj të gjithë punonjësit e shëndetësisë, të cilët me punën e tyre sakrifikuese kontribuojnë në funksionimin e suksesshëm të sistemit shëndetësor”, theksoi ministri Sali.

Ministrja Trençevska para së gjithash ua uroi të gjithë qytetarëve vitin e ri, duke u dëshiruar shumë shëndet, dashuri, lumturi dhe suksese në vitin që po e fillojmë. Në emër të saj dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ajo ka uruar nënën për lindjen e saj të parë dhe i ka uruar foshnjës shëndet dhe lumturi.

“Ne vazhdojmë traditën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe këtë vit, foshnja e parë e lindur ka marrë dhuratë një monedhë floriri. Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, prioriteti ynë është kujdesi ndaj qytetarëve me theks tek më të rrezikuarit. Ndërtimi i kushteve për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë mbetet fokusi i punës sonë. Po vazhdojmë edhe në vitin e ri 2023 me investime kapitale, ndërtim të  kopshteve të rejave dhe zgjerim të kapaciteteve të kopshteve, sepse çdo fëmijë ka të drejtë në zhvillim dhe edukim cilësor parashkollor”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.