23.01.2023

Trençevska: Ne jemi përkushtuar që komponenti social të zhvillohet pa pengesa për secilin fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov dhe drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Renata Mlladenovska, e hapën këndin e lojërave inkluzive në klon 3 të institucionit publik për fëmijë “Detska Radost” në Strumicë.

Me mbështetjen e Ambasadës Kineze, kënde të tilla lojrash inkluzive janë ndërtuar në Krushevë dhe Krivogashtan.

“Ne si Ministri jemi pëkushtuar që çdo fëmijë të ketë kujdes adekuat dhe kushte për rritje dhe zhvillim adekuat, prandaj po ndërtohen gjithnjë e më shumë kopshte, po rriten kapacitetet që çdo fëmijë të ketë mundësi të jetë pjesë e edukimit dhe arsimit parashkollor”, tha ministrja në prezantimin e saj.

Ajo theksoi se është ruajtur veçanërisht komponenti social në kopshte dhe mundësia që çdo fëmijë të marrë pjesë në lojën e fëmijëve.

“Më vjen mirë që me ofrimin e këndeve të tilla të lojërave kontribuojmë që rrëfimet e fëmijëve për ditët e tyre në kopsht të mos përcillen me ndjenja negative të mospranimit, por me kujtime të lumtura të fëmijërisë”, tha Trençevska.

Gjatë vizitës në kopsht nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor u shpërndanë lodrat për kopshtin.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.