27.01.2023

Trençevska: Çdo kritikë është e mirëpritur sepse kritika nënkupton avancimin e tekstit për LMP

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësuesit e grupit punues të Ligjit për marrëdhënie pune, këshilltarin shtetëror për të drejtën e punës, Mile Stojanovski, këshilltaren e kabinetit, Lençe Kocevska, udhëheqësen e Departamentit për politika në në sferën e të drejtës së punës dhe politikave të punësimit, Maja Papatolevska dhe drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, morën pjesë në debatin e katërt publik për Ligjin për marrëdhënie të punës në Manastir.

Në debat u prezantuan risitë e draft versionit të Ligjit.

“Kemi më shumë se 4 vite që punojmë në propozim Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, nuk duam të marrim vendime që do t'i kthejnë mbrapsht të drejtat e punëtorëve , përkundrazi, ky dokument është kushtetutë për të drejtat e punës dhe duhet t'i përshtatet të dyja palëve si  puntorëve ashtu edhe  punëdhënësve.  "Debatet publike janë të destinuara pikërisht për diskutime konstruktive që duhet të avancojnë ligjin," tha Trençevska.

Ajo theksoi se risitë kryesisht përputhen me rregulloret e Bashkimit Evropian si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

Ministrja theksoi se një nga qëllimet kryesore të Qeverisë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe se harmonizimi i legjislacionit është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Në fund të fjalës së saj, ministrja shprehu bindjen se me këtë qasje transparente mund të arrihet një tekst i harmonizuar që do të ketë marrëveshje 100% nga të gjitha palët.Debati përfundoi me komentet e të pranishmëve dhe një dialog transparent nga të gjithë aktorët e pranishëm. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.