31.01.2023

Trençevska: Rritja e pagave dhe pensioneve, mbështetja për më të rrezikuarit social, shënoi vitin 2022

Në kuadër të konferencës dyditore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, “Viti i mundësive të reja”, u mbajt paneli “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”, në të cilën u debatuan efektet e masave antikrizë,vendosja e metodologjive të reja për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve,ngritjen e shërbimeve sociale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre. 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u referua se çfarë shënoi viti 2022, cilat janë planet për vitin 2023 dhe cilat janë ndryshimet kryesore nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët. Ajo foli për implementimin e zgjidhjes ligjore, ditën e dielë si pushim javor që avancon të drejtat e punëtorëve, ndryshimet në ligjin për pagën minimale, me të cilin paga minimale është është përcaktuar prej 18.000 denarë dhe metodologjia e re për harmonizimin e pagës minimale, e cila siguron rritje të vazhdueshme të saj.

“Ne miratuam edhe metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve. Me qëllim për të krijuar një zgjidhje sistemore që do të japë rezultate afatgjata, dy herë në vit në muajt shtator dhe mars, ne i  përafrojmë pensionet me 50% kosto jetese dhe 50% pagë mesatare. Vitin e kaluar, 2022, pensionet u rritën me gati 10%. Në muajin mars presim rritje të re të pensioneve. Për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë rreth 16%, theksoi ministrja Trençevska.

Pensionistët, si një nga kategoritë e rrezikuara, janë përfshirë në mbështetjen financiare gjatë krizës ekonomike dhe energjetike. Përveç ndihmës monetare prej 3.000 denarë, për rreth 330.000 pensionistë, pensionistët me pensione më të ulëta prej 14.000 denarë janë pjesë e pakos së fundit të masave kundër krizës.

“Kemi hartuar kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve për momentin. Me Ligjin për Mbështetjen Financiare kemi përfshirë përfituesit e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, gjegjësisht përfituesit e së drejtës për sigurim social për të moshuarit, në kompensim të veçantë, në të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, me aftësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme në shëndet, që përdorin kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe nuk përdorin të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për ekzaminim kontrolli, prindërit e vetëm që janë të regjistruar përfitues të ndihmës minimale të garantuar, përfituesit e të drejtës së dëmshpërblimit për dëmtim fizik dhe punëtorët e falimentimit. Kjo ndihmë është planifikuar për katër muaj”, tha Trençevska.

Më parë, të gjithë përfituesit e ndihmës minimale të garantuar kanë marrë mbështetje financiare prej 3.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj, dhe kjo do të thotë se janë rreth 38.000 qytetarë tanë të cilët jetojnë në rrezik social. Gjithashtu, gjatë sezonit të ngrohjes nga tetori deri në mars, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të drejtës për sigurim social marrin ndihmë prej 1000 denarë, si kompensim për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të energjisë. Kjo është mbi 46,000 familje në baza mujore.

“Ekemi rritur masën e shtesës së veçant me 15% për të tre nënllojet e shfrytëzuesve! Gjithashtu, në muajin janar, të drejtat sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve janë akorduar me koston e jetesës. Përfituesit e të drejtave me pagesë për muajin janar do të përfitojnë 14,2% më shumë pagesa të të drejtave që janë përfitues. Ndërsa për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë është rritje e së drejtës për gati 30%”, theksoi Trençevska.

Ministrja foli edhe për ngritjen e shërbimeve sociale në nivel lokal dhe qëndrueshmërinë e tyre.

“Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të mbështetur nga Banka Botërore, janë ndarë grante për 34 projekte që janë realizuar në 41 komuna. E rëndësishme ishte sigurimi i qëndrueshmërisë së tyre, pra vazhdimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët edhe pas mbështetjes përmes Projektit. Për këtë qëllim, MPPS lidh kontrata menaxhuese për financimin e shërbimeve dhe ka mbi 20 kontrata të lidhura menaxheriale”, tha Trençevska.

Ministrja foli edhe për deinstitucionalizimin – proces që po zbatohet me sukses në vendin tonë. Si pjesë e këtij procesi është edhe restaurimi i banesave të reja për jetesë të asistuar. Vetëm vitin 2022,  u hapën 16 banesa për banim me mbështetje për 80 përfitues.

Është nënshkruar marrëveshja e ekspozimit e cila do të zbatojë transformimin dhe përshtatjen e Institutit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve nga Shkupi (i cili deri më tani ofron shërbime rezidenciale) në një shërbim modern rehabilitues dhe i cili do të ofrojë lloje të ndryshme të shërbimeve të individualizuara për fëmijët me aftësi të kufizuara. , për të cilën janë siguruar fonde prej 1.4 milionë euro nga IPA 2019 - BE. Gjithashtu, ministria ndan fonde për këtë qëllim.

“Në të gjitha rajonet planifikuese janë hapur qendra për përkujdesjen e viktimave të dhunës në familje. Ne ofrojmë strehim dhe mbështetje psikosociale për viktimën. Por puna jonë nuk do të jetë e plotë nëse punojmë vetëm me viktimat. Për këtë kemi krijuar edhe qendra këshilluese për të punuar me kryesit e dhunës, përmes Qendrave për punë sociale dhe organizatave të shoqërisë civile”, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.