05.01.2023

Listat e shfrytëzuesve të mbështetjes financiare të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike, listat e shfytëzueve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë.

Mjetet për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 12.01.2023.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzues të së drejtës për siguri sociale për të moshuarit, shtesës së posaçme, shfrytëzues të kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër me ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore pa pasur nevojë për kontroll mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë të drejtën për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër kryefamiljarë që janë të evidentuar përfitues të ndihmës së garantuar minimale).

Në ueb-faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut(shfrytëzues të pensionit në shumë jo më të madhe se 11.525 në muaj, përkatësisht në shumë jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për dëmtim trupor). 

Në ueb-faqen e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona të papunë – shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në lloj të kompensimit në të holla). 

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontrollin, ndërsa nëse personi nuk është në listë, ndërkaq konsideron se i përmbushë kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për vendim-marrje rreth ankesave për mbështetje financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditëve nga dita e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare, më së voni deri më 09.01.2023.

Ankesa mund të parashtrohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale apo përmes postës elektronike.

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të hiqet nga ueb-faqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ueb-faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe ueb-faqja e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tre ditëve nga dita e publikimit.

Lidhja me listat:

  • Lista 1
  • Lista 2 
  • Lista 3
  • Lista 4
  • Lista 5
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.