23.01.2023

Trençevska: Përmes zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të arsyetuara për një ligj të ri në të cilin të drejtat e punëtorëve janë prioritet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në diskutimin e dytë publik për Ligjin për marrëdhënie të punës, që u mbajt në Strumicë. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga sindikatat, organizatat ndërkombëtare dhe punëdhënësit. Grupi punues që punoi në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës para të pranishmëve prezantoi risitë që duhet të kontribuojnë për të drejta më të mëdha të punëtorëve.

Ministrja theksoi besimin e saj në krijimin e një ligji që do të sjellë zgjidhje të mira, duke ndjekur standardet evropiane si dhe nevojat reale të tregut të punës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deri në miratimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës do të mbahen edhe 7 debate publike në mbarë vendin, me qëllim që të përfshijë të gjithë palët e interesuara që janë të prekur nga ligji.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.