27.06.2023
MPPS: Delegacioni i RMV-së shkëmbim mendimesh në Strasburg në fushën e antidiskriminimit
Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ishin pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila mori pjesë në mbledhjen e shtatë plenare të Komitetit Drejtues për Anti-diskriminim, Diversitetit dhe inkluzivitetit në Strasburg.
Delegacioni u kryesua nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila foli në emër të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen plenare, folësit e delegacionit theksuan përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një shoqëri ku nuk do të ketë dallime etnike, ku të gjithë do të ndjehen të sigurt dhe ku do të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim personal.
Gjithashtu u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe sferat e veprimit.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve mbi Konferencën e Nëntë Ndërkombëtare të Grave Rome me anëtarët e Komitetit Drejtues për Kundër Diskriminimin, Diversitetin dhe Inkluzivitetin.