07.06.2023
Vazhdon dialogu social i Këshillit ekonomik-social
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi seancën e dhjetë të Këshillit ekonomik-social.
Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, zëvendësministri i ekonomisë, Zoran Manevski, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të punëdhënësve.
Në takim, nga përfaqësuesit e Qeverisë u prezantua propozim Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik.
Pas një diskutimi konstruktiv nga përfaqësuesit e sindikatave lidhur me propozimin, u arrit konkluzioni që organizatat sindikale të shqyrtojnë propozimin dhe të paraqesin komente apo propozime të reja në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Seanca e radhës e Këshillit Ekonomik Social do të mbahet pasi të jenë dorëzuar propozimet nga sindikatat për Metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik.