12.06.2023
Ministrja Trençevska merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës, ku ka marrë pjesë në Konferencën e 111-të Ndërkombëtare të Punës, e cila është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Çdo vit në qershor, kjo konferencë mbledh së bashku delegacione trepalëshe nga 187 vendet anëtare të Organizatës.
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga ministrja Trençevska dhe sipas rregullave të ONP-së, delegacioni përbëhet nga dy delegatë të qeverisë dhe një përfaqësues nga sindikata përfaqësuese në nivel kombëtar dhe një përfaqësues nga shoqata përfaqësuese e punëdhënësve në nivel kombëtar, të cilët janë edhe anëtarë të Këshillit Ekonomik-Social.
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë konferencë merr pjesë në javën e dytë, plenare të konferencës.
Në Konferencën Ndërkombëtare të Punës është planifikuar edhe fjalim i ministres Trençevska.